BE kërcënon Hungarinë me pezullimin e votës pas ndryshimeve në kushtetutë
STRASBURG - Strasburgu paralajmëroi sot qartë Hungarinë se duhet t'u jepte menjëherë fund shkeljeve të vlerave të Evropës së bashkuar, në të kundërt Parlamenti Evropian do t'u kërkojë 28 vendeve anëtare aprovimin për zbatimin e nenit 7.1 të Traktatit të Evropës, që parashikon pezullimin e të drejtës së votës.
Ultimatumi vjen pas miratimit të vendeve anëtare me 370 vota pro, 249 kundra dhe 82 abstenime, të rezolutës së Rui Tavares.
''Ndryshimet në kushtetutën hungareze janë larg vlerave evropiane'', deklaroi Tavares gjatë një debati mbi çështjen hungareze.
Strasburgu është kundër ndryshimeve në kushtetutën hungareze, pasi ka mungesë transparence, hapjeje dhe gjithëpërfshirjeje.
Eurodeputetët janë të mendimit se këto ndryshime kanë çuar në një dobësim të dukshëm të sistemit të ekuilibrave institucionalë.
Për të qenë në të njëjtën linjë me vlerat themelore të BE-së, Parlamenti Evropian ftoi autoritetet hungareze të eliminonin deklaratat e shpallura antikushtetuese nga Gjykata dhe të kufizonin përdorimin e shpeshtë të ligjeve kryesore.
Të tjera kërkesa nga ana e medias kanë të bëjnë me respektimin, garantimin dhe promovimin e të drejtës themelore të fjalës, si dhe me vënien në zbatim të mekanizmave dhe procedurave objektive për emërimin e drejtuesve të mjeteve të informacionit publik dhe organizmave rregullatorë.
Eurodeputetët kërkuan gjithashtu formimin e një grupi me nivel të lartë për verifikimin e respektimit të vlerave evropiane nga shtetet anëtare.
(a.k/ata/BalkanWeb)