Lacio-Empoli, takimi i parë pa sukses për Elseid Hysajn
Empoli dhe Lacio kanë nisur bisedimet për të gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me transferimin e mundshëm të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nën urdhrat e trajnerit lacial, por takimi i parë ka dështuar. "Kemi diskutuar me përfaqësuesit e Lacios, por aktualisht jemi larg në qëndrime, sepse ata duan gjithë kartonin, ndërsa ne dëshirojmë të zotërojmë gjysmën", - ka deklaruar drejtori sportiv i Empolit. Strategjia është e qartë, bardhekaltrit kërkojnë ta kompletojnë plotësisht transferimin, madje duke i premtuar Empolit edhe ndonjë shkëmbim, por nga ana tjetër, toskanët i tremben faktit se Hysaj mund të rritet edhe më shumë si lojtar dhe në këtë rast vlera e kartonit të tij do të rritej shumë. "Në këto momente ne jemi të interesuar për të diskutuar vetëm rreth Elseidit, por edhe në rast të kundërt, Lacio nuk është e gatshme të transferojë tek Empoli lojtarë që ne na interesojnë. 1 milion euro mund të jetë një shumë e vogël për dikë, por me peshë të madhe për dikë tjetër. Të tregohemi realistë, nuk mund të zbresim poshtë çmimit real të lojtarit. Do të takohemi me Taren gjatë ditëve të ardhshme", - thotë përfaqësuesi i Empolit.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)