Ish-kreu i PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferri në gjendje kome
Maqedoni- Ish- kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe kryetari i kuvendit të përgjithshëm, Arbër Xhaferri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mëngjesiin e sotëm ai është gjetur në banesën e tij në Tetovë në gjendje kome, dhe është dërguar menjëherë në spital.
Sipas agjecisë së lajmeve INA aktualisht Xhaferri ndodhet në Spitalin Klinik të Shkupit dhe po merr ndihmën mjekësore.
Sipas mjekëve gjendja është tepër e rëndë dhe jeta e tij vijon të jetë në rrezik.
Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga marrja me politikë aktive ndërsa kohëve të fundit ai më shumë merrej me shkrime autoriale. Ndërkohë nuk dihet ende zyrtarinsh nëse është ky shkaku i gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.