Protesta e mjekëve në Kukës: Na dhunojnë pacientët dhe familjarët e tyre
Kukës- Mjekët e spitalit të Kukësit kanë zhvilluar sot një protestë një orëshe, pasi vetë pacientët por edhe familjarët e tyre i dhunojnë sistematikisht.
Vetë mjekët shprehen se ka me dhjetra raste kur janë lajmëruar edhe forcat policore, por nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar dhunën që ushtrohet ndaj tyre.
Ne kemi dalë këtu për të treguar se puna jonë nuk është aspak e qetë, pasi dhunohemi nga vetë pacientët dhe nga të afërmit e tyre. Kjo është një gjë skandaloze, madje edhe polica nuk ndërhyn, por është inegzistente. I kërkojmë policisë të bëjë punën e saj dhe ne të bëjmë tonën- shprehet një mjeke.
Vijmë me frikë çdo ditë në punë, pasi ka shumë persona të pacipë që fyejnë dhe ushtrojnë dhunë mbi mjekët pa kurrfërë të drejte,- thotë një tjetër.
Ata deklaruar thënë se kjo ka qenë një protestë paralajmëruese, dhe nëse nuk merren masa ndaj ata do ta pezullojnë punën duke ndërprerë shërbimin shëndetësor ndaj pacientëve.
Mjekët kanë thënë se do ti dërgojnë një shkresë zyrtare edhe Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa pasi është i pa mundur kujdesi i tyre ndaj të sëmurëve në këto kushte.
/IDEA/