E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kreu i PS-se, pro kandidatit Viktor Tusha

Socialisti thirrje per kandidatin e mazhorances ne bashkine e Lezhes qe ta mbeshtesin pasi perben nje garanci maksimale per te majtet. "Viktor Tusha, perben besim edhe per te majtet", ka qene deklarata e djeshme e ish-kreut te socialisteve te Lezhes, Ndoc Lleshi. Vizioni per te ardhmen, ndryshimet e krijuara, besueshmeria e qytetareve dhe administrimi i mire i bashkise se Lezhe ne 4 vitet e fundit nga kreu aktual dhe kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Viktor Tusha kane terhequr edhe vemendjen e te majteve ne kete qytet. Risi ne kete fushate ka qene dalja publike e ish-kryetarit te Partise Socialiste dhe njerit prej anetareve te kesaj force politike ne Lezhe, Ndoc Lleshi, ne takim elektoral te kandidatit Tusha, duke shprehur haptazi voten e tij pro koalicionit te djathte, qe sipas Lleshit eshte diktuar nga koshienca mbi nevojen e vazhdimesise per te ndryshuar Lezhen. Ish-kreu i socialisteve te Lezhes, Ndoc Lleshi ka deklaruar se prania e tij perkrah kandidatit te koalicionit per qytetarin Viktor Tusha, nuk ka qene thirrje e ketij te fundit, por eshte thirrja e ndergjegjes qytetare e tij, qe duhet te kete cdo banor i Lezhes. Ne fjalen e tij, Lleshi nuk ka harruar te rikujtoje se nuk ka asnje lidhje me kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Viktor Tusha, por eshte lidhja e forte qe Tusha ka bere me qytetare ajo qe duhet te frymezoje cdo banor te Lezhes qe nuk eshte i politizuar dhe nuk eshte ekstremist partiak. Nje qendrim ky qe perben me te vertete nje risi ne kete fushate elektorale, teksa shihet se mbeshtetja e Lleshit, ish-kryetar i Partise Socialiste per shume vite ne qytetin e Lezhes, per kandidatin e mazhorances, kryetarin aktual te bashkise, Viktor Tusha, eshte thjeshte ne funksion te zhvillimit te ketij qyteti dhe jo ne funksion te emrave qe perfaqesojne partite politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›