E Diel, 1 Nëntor 2026

Transporti urban, Basha: Udhetimi me nje bilete Sonila Isaku



Kryeqytetasit do te kene mundesine qe me nje bilete te vetme te udhetojne me te gjitha linjat. Ky ka qene premtimi qe ka bere kandidati i mazhorances gjate nje udhetimi ne linjen "Kombinat-Kinostudio".

Transporti

Ne projektet e kandidatit te mazhorances parashikohet ndertimi i Unazes se Madhe, vend-parkimet nentokesore si dhe investimet ne infrastrukture. Nderkohe qe per te gjithe banoret e periferise do te kete linja te autobuseve deri ne oret e vona te nates si dhe sherbim me bashkekohor. Per te lehtesuar trafikun Lulzim Basha parashikon ne platformen e tij ndertimin e Unazes se Madhe, nje nenkalim tek 21 dhjetori, vend-parkime nentokesore, etj. Po keshtu, Basha tha se qytetaret e Tiranes do te udhetojne me nje bilete te vetme ne te gjitha linjat. Ky ka qene premtimi qe ka bere kandidati i mazhorances gjate nje udhetimi ne linjen "Kombinat-Kinostudio". "Taksat paguhen, cmimi i biletave paguhet, por nuk ka menaxhim, i cili ne qender te vemendjes te kete cilesine e udhetimit te qytetareve te Tiranes. Tramvaji do te jete nje zgjidhje brenda arterieve kryesore. Brenda 12 muajve te pare do te nisin punimet per tramvajin "Kinostudio-Kombinat". Duhet patjeter qe sherbimi urban ne periferi, te vazhdoje deri ne oraret qe vijon edhe ne qender te qytetit",-tha Basha. Nderkohe qe parashikohen edhe investime ne infrastrukture per te lehtesuar trafikun.

Ankesat

Gjate udhetimit me autobus, qytetaret i kane bere te ditur se u duhet cdo dite te udhetojne mbi 45 minuta deri ne qender te Tiranes dhe ne kushte shume te keqija. "Udhetimi per ne qender zgjat 1 ore e gjysme. Mbi gjysme ore duhet te rrish ne trafik, deri sa te kaloj ora 8. Ka aksidente shume kjo rruge" -i tha nje banore Bashes ne autobus. "Une jam nga Tepelena dhe kam ardhur ne vitin 98 ne "Kombinat". "Kombinatin" e kam gjetur me keta autobuse dhe po vazhdojme te ecim po me keta autobuse", i tha nje tjeter banor Bashes. "Keta jane autobuse te shkaterruar dhe nuk dime te hipim njehere si njerez. Vishemi, shkojme per ne pune e vijme qelbur", u shpreh nje banore tjeter. "Une jam studente dhe duhet te iki ne shkolle. Ne oren 9 me fillon mesimi. Une ne oren 9 jam ketu", tha nje studente. Nga ana e tij, kandidati Basha u ka treguar te gjitha projektet e tij, ketyre banoreve te cilet shprehen shqetesimet pergjate udhetimit ne "Kombinat".

Ide qe praktikohet kudo

Ideja e Bashes ne fakt eshte praktike e gjere nderkombetare. Si kandidati i mazhorances dhe ai qe aktualisht drejton bashkine e Tiranes dhe PS, e dine mire se ne Evrope, SHBA e gjetke, ne metropolet dhe qytetet e tjera, me nje bilete te vetme, t'i mund te pershkosh cdo cep te qytetit dhe periferive, qofte me autobus apo qofte me tram. Madje bileta eshte e vlefshme per linjat urbane edhe kur ajo eshte prere per levizje me metro. Rama eshte aktualisht ne vitin e 11-te te drejtimit te Tiranes, por kurre nuk e ka hedhur ne treg nje ide te tille, edhe pse ka shetitur boten. Nese premtimi i Bashes kthehet ne realitet, ai eshte nje lajm i mire per qytetaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›