E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Do te rregulloj trafikun ne Tirane, brenda 1 viti nisin punimet per tramvajin

Shqetesimet e vazhdueshme qe i jane bere prezent nga qytetaret e Tiranes per transportin publik dhe trafikun, Lulzim Basha, i ka pare sot nga afer. Ai ka udhetuar gjate paradites me linjen Kombinat-Kinostudio, ku qytetaret i kane bere te ditur se cdo dite u duhet te udhetojne mbi 45 minuta deri ne qender te Tiranes dhe ne kushte shume te keqija.

"Udhetimi per ne qender zgjat 1 ore e gjysme. Ka aksidente shume kjo rruge", i tha nje banore Bashes, ne autobus. "Une jam nga Tepelena dhe kam ardhur ne vitin '98 ne Kombinat. Kombinatin e kam gjetur me keto autobuse dhe po vazhdojme te ecim po me keta autobuse. Ishalla e ben ate punen e tramvajit qe te shpetoje i gjithe ky komunitet", i tha nje banore tjeter Bashes. "Keto jane autobuse te shkaterruar dhe nuk dime te hipim njehere si njerez. Vishemi per te shkuar ne pune dhe kthehemi qelbur", tha nje banore tjeter.

Basha ka paraqitur platformen e tij, ku parashikohet edhe tramvaji. Po keshtu, Basha tha se orari i transportit ne periferi do te jete i njejte me ate ne qender. Edhe ne skajet e Tiranes do te kete sherbim transporti ne oret e vona te nates.

"Taksat paguhen, cmimi i biletave paguhet, por nuk ka menaxhim i cili ne qender te vemendjes te kete cilesine e udhetimit te qytetareve te Tiranes. Tramvaji do te jete nje zgjidhje brenda arterieve kryesore. Brenda 12 muajve te pare, do te nisin punimet per tramvajin Kinostudio-Kombinat. Duhet patjeter qe sherbimi urban ne periferi te vazhdoje deri ne oraret qe vijon edhe ne qender te qytetit",-tha Basha.

Per te lehtesuar trafikun Lulzim Basha parashikon ne platformen e tij ndertimin e Unazes se Madhe, nje nenkalim tek "21 Dhjetori", vend-parkime nentokesore etj. Po keshtu, Basha tha se qytetaret e Tiranes do te udhetojne me nje bilete te vetme ne te gjitha linjat.

"Llogaritja per t'i marre taksen me sa di une behet nepermjet biletave, por pasi kalon ora 10 asnjehere nuk jepet bileta. Si i kerkon tatimet kryebashkiaku?! Dhjete vjet te jesh ne qender te Tiranes dhe te dalesh me kembet me balte, me duket nje turp i papare. Cfare taksash duhet t'i paguaj ketij njeriu",- tha nje banore.

"Jam i vendosur qe ne krye te Bashkise, Unazen e Madhe te Tiranes te filloj ta ndertoj nje ore e me pare dhe jam i vendosur qe te mos lejoj qe nderhyrjet e politikes te bllokojne me procesin e ndertimit te Unazes se Madhe. Eficenca e menaxhimit te trafikut tregohet edhe me nderhyrje te vogla, sic do te jene nenkalimet tek 21 Dhjetori dhe riparimi i ketij rrethrrotullimi - sepse menyra se si ky investim eshte bere eshte e gabuar dhe jep impakt te drejtperdrejte ne bllokimin e trafikut qe ne hyrje te Tiranes. Ndertimi i parkimeve te nendheshme do te jete pjese perberese e platformes time ne nderhyrjet ne qytet", tha Basha teksa shihte nga afer gjendjen e trafikut tek rrethrrotullimi i "Doganes" ne Laprake.

Nderkohe, nje banor tjeter shpreh nje tjeter shqetesim. "Nga Zogu i Zi deri tek rrethrrotullimi i "Doganes" ka vdekje per dite duhet nenkalime ose mbikalime". Basha u angazhua se do te nise urgjentisht investimi per te ndertuar nenkalime per te lidhur keto pjese rruge.

Pervec kesaj, kandidati per kryebashkiak ne Tirane beri te ditur nje sistem te ri qe do te perdoret ne transportin urban. "Sistemi i transportit do te thjeshtohet ne menyre qe qytetari me bileten e prere, brenda 1 ore, brenda 2 oresh, brenda 3 oresh, sipas tarifes, te kete mundesi te qarkulloje ne te gjithe qytetin me nje bilete te vetme", tha Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›