"Ish-kreu i SHISH, PS vajton humbjen e celules partiake" Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjate nje interviste per "Koha Jone", duke komentuar debatin qe po behet ne shtyp per shkarkimin dhe emerimin e kryetarit te SHISH-it, ku opozita pretendon se po uzurpohen institucionet nga mazhoranca, eshte shprehur, se ky eshte nje pretendim banal, i cili bazohet ne dy arsyetime me shume se banale: I pari arsyetim, eshte ai sipas te cilit nje institucion i tere sic eshte SHISH, diabolikisht njejtesohet apo identifikohet me nje njeri te vetem, qofte ky drejtori, dhe arsyetimi i dyte, eshte ai sipas te cilit nje agjenci, e cila ne baze te ligjit eshte ne varesi te kryeministrit, nuk duhet te monitorohet per zbatimin e ligjit nga eprori i vet. Ne lidhje me heqjen apo jo te imunitetit, Alibeaj eshte shprehur se mund te hiqet me ane te referendumit, dhe kjo eshte e bazuar ne Kushtetute. Deputeti Alibeaj, thote se kufizimi i imunitetit mund te behet me nje referendum te pergjithshem, pa qene nevoja e referendumit per rishikim kushtetues. Gjithashtu, ai sqaron se vertet referendumi kushtetues kerkon 2/3-en e Kuvendit si kusht paraprak, por kufizimi i imunitetit mund te arrihet edhe me ndryshime ligjore, pa prekur Kushtetuten. Duke u ndalur tek qendrimet me te fundit te opozites, deputeti i PD-se, shprehet se Rama dhe te tijet po tregojne mjaft qarte se nuk jane pro heqjes se imunitetit, sepse po te kishin dashur ta hiqnin ate, do te kishin votuar me 6 gusht. Sa per kushtet qe ka bere publike opozita, qe te pranohet nga mazhoranca per te pasur dhe dakortesine e PS-se per realizimin e referendumit, Alibeaj shprehet se ato jane thjesht qendrime bajate, per te justifikuar para shqiptareve qendrimin kunder heqjes se imunitetit. Gjithashtu, deputeti demokrat deklaron se mosvotimi i heqjes se imunitetit, i cili eshte edhe njeri prej kushteve te BE-se per marrjen e statusit, i humb Shqiperise mundesine e marrjes se statusit, per here te trete.
Shkarkimi i kreut te SHISH-it dhe emerimi i kreut te ri te ketij institucioni, nga presidenti Nishani, ka sjelle reagimin e menjehershem te opozites, e cila pretendon se mazhoranca po uzurpon institucionet kushtetuese me militante politike, duke i dhene sipas tyre, pushtet te padiskutueshem kryeministrit. Sa qendron ky pretendim i opozites?
Eshte nje pretendim banal, i cili bazohet ne dy arsyetime me shume se banale: I pari arsyetim, eshte ai sipas te cilit nje institucion i tere sic eshte SHISH, diabolikisht njejtesohet apo identifikohet me nje njeri te vetem, qofte ky drejtori, dhe arsyetimi i dyte eshte, ai sipas te cilit nje agjenci, e cila ne baze te ligjit eshte ne varesi te kryeministrit, nuk duhet te monitorohet per zbatimin e ligjit nga eprori i vet, qe eshte kryeministri! SHISH, si institucion shteteror vepron ne baze te nje ligji, qe sakteson qarte dhe prere kufijte e veprimtarise se tij. Nje drejtues i tij, nuk mund te modeloje, te deformoje apo keq orientoje veprimtarine e nje institucioni te tere. As te mund te arrije te realizoje veprimtari okulte apo ekstraligjore. Aq me teper qe sistemi shteteror i sotem posedon nje arsenal te tere mjetesh, per te korrigjuar cfaredo tentative te tille. Mjete kane jo vetem sistemi politik (pra, qofte edhe pakica parlamentare, por edhe vete institucione te tjera te pavarura, apo qofte edhe partneriteti nderkombetar), por ka edhe organizimi social (shoqeria civile dhe media e cfaredo lloji, ka mjete te forta per te imponuar korrigjimet e nevojshme). Pra, nuk po ndodh aspak ndonje "uzurpim" apo ndonje "shtrirje duarsh ne pushtete te te tjereve". Perkundrazi, leksioni qe vinte deri tani nga "pavaresia e ishullit te SHISH-it" brenda sistemit te ekzekutivit, ishte anomalia me dramatike e sistemit shteteror shqiptar, sipas te cilit ne emer te "pavaresise politike", ky institucion apo fryma qe e ka mbeshtetur ate, kishte bere qe te shkiste ne arbitraritet dhe papergjegjshmeri institucionale te frikshme. Tej shkarkimit te drejtorit te vjeter dhe emerimit te te riut, ajo cfare eshte e rendesishme per t'u kuptuar, eshte se nje hap i rendesishem drejt normalitetit institucional dhe venies ne brazda ligjore te ketij institucioni, eshte hedhur. Te tilla hapa jane te mireseardhura per nje shtet qe bazohet ne ndarjen e pushteteve, ne zbatimin e ligjit dhe llogaridhenien per ushtrimin e detyres. Vajtimeve te kesaj opozite ne kete rast, as nuk ia vlen t'i kushtosh rendesi. Motivi i vetem i tyre duket te jete jo "deformimi i pavaresise se institucionit", por humbja e nje celule partiake me korace shteterore brenda aleances politike me te keqen, tek te cilat PS eshte mbeshtetur.
Pas vendimit te opozites per te mos votuar draftin per heqjen e imunitetit, politika eshte perfshire ne nje debat te forte, rreth faktit hiqet apo jo imuniteti me ane te nje referendumi. Si jurist, mund te realizohet nje referendum per heqjen e imunitetit, dhe a mund ta bllokoje opozita realizimin e ketij referendumi? A kerkohen 3/5-at per te bere ndryshimet e duhura?
Pergjigjja eshte thjeshtesisht po. Kete pergjigje e bazoj ne analize kushtetuese. Ceshtja e pare qe duhet te diskutohet eshte ajo, se nese me nje ligj, por pa ndryshuar Kushtetuten, a mund te hiqet imuniteti. Ceshtja e dyte, eshte se a ka te njejten vlere ligji i miratuar ne rruge referendare me ligjin e miratuar ne rruge parlamentare. Sipas Kushtetutes tone, skema e legjislacionit shqiptar eshte e bazuar ne dy parime thelbesore, vec te tjereve. I pari eshte ai i hierarkise se ligjeve. Sipas tij, ligji me i larte eshte Kushtetuta, dhe me pas renditen ligjet dhe aktet e tjera normative. Parimi i dyte, eshte ai sipas te cilit ligjet apo aktet normative hierarkikisht me te ulta, duhet te percjellin dhe te detajojne konceptet e akteve hierarkikisht te eperm. Aktualisht, kuadri normativ ne te cilin permbahet instituti i imunitetit, eshte i perbere nga Kushtetuta, Kodi i Procedures Penale, Rregullorja e Kuvendit dhe Ligjet Organike (ligji per statusin e deputetit, ligji per organizimin e Gjykates Kushtetuese, ligji per organizimin e Gjykates se Larte, ligji per organizimin e pushtetit gjyqesor, ligji per Avokatin e popullit, per Kontrollin e Larte te Shtetit). Pra, jane keto akte ligjore qe kane zhdervjelltesuar konceptin e imunitetit dhe mbrojtjes qe jep ai. Ne kete kuptim, do duhej thjesht nje ridimensionim i ketyre ligjeve, ne menyre qe te mund te arrihej ne kufizimin e imunitetit, qofte ne permbajtje e qofte ne procedure. Kjo, per sa i perket ceshtjes se pare. Per sa i perket ceshtjes se dyte, se a mund te behet me nje referendum per rishikim kushtetues, apo referendum te pergjithshem, pergjigjja eshte pozitive. Kufizimi i imunitetit mund te behet me nje referendum te pergjithshem, pa qene nevoja e referendumit per rishikim kushtetues. Eshte e vertete qe ky i dyti (referendumi kushtetues), kerkon 2/3-en e Kuvendit si kusht paraprak, por sic thashe me lart, kufizimi i imunitetit mund te arrihet edhe me ndryshime ligjore, pa prekur Kushtetuten. Pra, mjafton te behen ndryshime ligjore. Kushtetuta jone, ne nenin 150 parashikon mundesine qe me referendum ose te shfuqizosh nje ligj (abrogativ), ose te miratosh nje ligj te ri (afermativ), te barazvlefshme me ligjet e thjeshta ose me shumice te cilesuar. Kushtetuta vete i ka dhene popullit fuqi te plote legjislative. Nje referendum i tille, vihet ne levizje me vendim te Kuvendit me 71 vota (shumice e thjeshte), ne baze te kerkeses se Keshillit te Ministrave, apo 1/5-es se deputeteve. Pra, nuk kerkohen domosdoshmerisht 3/5-at e deputeteve. Kjo do te thote, qe nuk ekzistojne as teorikisht mundesi bllokuese te asnje lloji.
Para pak ditesh, ju keni deklaruar se referendumi per heqjen e imunitetit mund te mbahet brenda marsit, pasi ende ekzistojne hapesira ligjore. Kete qendrim e ka hedhur poshte nenkryetarja e KQZ-se, znj. Subashi, e cila eshte shprehur se eshte e pamundur mbajtja e referendumit ne kushtet aktuale, sepse nje akt normativ eshte i pavlefshem per te organizuar nje referendum popullor, kur behet fjale per nje ndryshim kushtetues, sic eshte ai per kufizimin e imunitetit. Cili eshte komenti juaj, ligjerisht realizohet apo jo referendumi ?
Ne kesi rastesh nuk duhet bere koment, por duhet thjesht cituar saktesisht kuadri ligjor qe disiplinon proceduren referendare, e pastaj te mund te behet nje lloj perllogaritjeje mbi shtrirjen kohore te saj. Procedura referendare eshte e parashikuar ne Kodin Zgjedhor. Referendumi i pergjithshem vihet ne levizje me kerkese te 1/5-es se deputeteve, me kerkese te Keshillit te Ministrave, ose me kerkese te 50 mije zgjedhesve. Duket qarte se varianti i 1/5-es se deputeteve ose i VKM-se, ne terma kohore jane pa ndonje shpenzim kohor. Kuvendi eshte ai qe vendos mbi nje kerkese eventuale te tille, me shumice te thjeshte. Ne rastin maksimal, nje kerkese e tille mund te shpenzoje deri 3 jave (koha per ta futur ne kalendarin e punimeve). Me pas, nje kerkese e tille e miratuar nga Kuvendi, i kalohet Gjykates Kushtetuese, e cila ne maksimumin e vet ka vetem 60 dite kohe te shprehet. Me pas, eshte radha e Presidentit te Republikes te shprehet per daten e referendumit, brenda 45 diteve, per caktimin e dates se referendumit. Pra, ne aspektin kohor, maksimalisht shpenzimi kohor deri ne caktimin e dates shkon ne 130 dite. Nderkohe, viti 2013 eshte vit elektoral. Sipas Kodit Zgjedhor, nuk mund te zhvillohen referendume 6 muaj para mbarimit te mandatit te Kuvendit (fillimi i marsit). Ky Kuvend e perfundon mandatin ne shtator 2013. Kjo do te thote, qe duke filluar nga shtatori (kohe kur nis veprimtarine Kuvendi), hapesire per te zhvilluar referendumin ka jo me pak se 180 dite (mars 2013). Pra, ngelen plot 60 dite hapesire e lire, brenda se ciles mund te caktohet data e te zhvillohet referendumi.
Pas deklarates se kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se per heqjen e imunitetit do t'i drejtohej popullit per referendum, reagoi PS dhe kryetari i saj Rama, duke u shprehur se ishin pro heqjes se imunitetit, por vendosen dhe kater kushte. Sa te pranueshme jane kushtet e opozites?
Rama me te tijet, qartesisht nuk jane pro heqjes se imunitetit. Ky eshte nje qendrim i hapur dhe i shprehur i PS-se. Kjo, sepse ata nuk e votuan ne 6 gusht. Cdo koment tjeter eshte thjesht nje tentative e deshperuar per te shpetuar faqen ne syte e shqiptareve, mbi qendrimin e vertete te PS-se. Nxjerrja nga ana e PS-se, e ketyre kushteve konkurruese ndaj imunitetit, eshte thjesht nje menyre bajate per te justifikuar qendrimin kunder heqjes se imunitetit. Nderkohe qe, qendrimi yne ka qene shume racional dhe aspak paragjykues edhe mbi "kunder oferten" e PS-se. Nuk kemi thene qe ne nuk do votojme ceshtje te tjera per rishikimin e Kushtetutes, vec imunitetit. Kemi qene dhe jemi te hapur per diskutim edhe te ceshtjeve qe pretendon PS. Madje, vete PS, megjithese e mjegullt ne kerkesat e saj, kembengul se ajo kerkon vetem nisje te shqyrtimit dhe diskutimit te projektit te vet, mbi rishikimin kushtetues. Ajo me te cilen nuk jemi dakord, eshte kerkesa e PS-se qe i lidh ne nje ceshtje te vetme, apo e kushtezon votimin per imunitetin, me diskutimin e ceshtjeve te tjera qe ofrojne ata. Pra, te ndodhe e dyta e pastaj te votohet e para! Qendrimi yne eshte se duhet te operojme me votimin e heqjes se imunitetit sa me shpejt, sepse eshte kerkese imediate, nga e cila eshte i ndervarur statusi i vendit kandidat, e mandej fare mire mund te nise te zhvillohet nje proces diskutimi e analize i variantit te PS-se. Nese do i lidhnim te dyja, pra qe e dyta te ishte kusht per heqjen e imunitetit, do te ndodhte qe procesi i diskutimit te amendamenteve te PS-se mund te kerkoje me shume sesa nje vit, por ne kete menyre do e kishim humbur mundesine e statusit. Pra, qendrimi yne eshte thjesht racional dhe jo kundershtues pa arsye. Po flas ketu duke e marre te mireqene sensin e pergjegjshmerise politike te PS-se, por duke analizuar permbajtjen e amendamenteve te tyre, shpejtesine sesi u nxoren, komentet politike qe ata bejne mbi situaten, duket qartazi se ata nuk jane per heqjen e imunitetit, duke sajuar disa ndryshime te pamundshme kushtetuese. Thjesht nje taktike banale e PS-se per te demtuar imazhin, mundesite dhe zhvillimin e shqiptareve.
Ju si PD, jeni shprehur se heqja e imunitetit eshte nje nder kushtet e BE-se per marjen e statusit, bllokimi i miratimit te ketij drafti nga opozita sjell bllokimin e statusit, per te treten here per Shqiperine, por ky pretendim nuk pranohet nga opozita, e cila ka theksuar se nuk eshte PS ajo qe bllokon statusin, por mazhoranca. Cili eshte komenti juaj, sa shanse ka Shqiperia te marre nje pergjigje pozitive per statusin, kete here?
Heqja e imunitetit, si mase legjislative eshte e parashikuar ne rekomandimin nr. 8, qe BE i ka vendosur Shqiperise, permbushja e te cilave do sjelle marrjen e statusit te vendit kandidat. Ky rekomandim ka te beje me masat qe Shqiperia duhet te marre per luften kunder korrupsionit. Nje nga masat ligjore qe eshte identifikuar si thelbesore dhe dobi prurese, eshte pikerisht heqja e imunitetit. Nese kjo mase nuk realizohet, atehere do te thote qe vete rekomandimi nr.8 nuk eshte qartesisht dhe saktesisht i permbushur. Kufizimi i imunitetit, para shtatorit 2012 (afati perfundimtar ne te cilen perpilohet opinioni i BE-se mbi permbushjen e rekomandimeve), mund te arrihet vetem me nje menyre te shpejte: ndryshimi kushtetues nepermjet votimit ne Kuvend te amendamenteve, te cilat kerkojne 2/3-en e gjithe deputeteve. Pra, kerkohet edhe vota e deputeteve te PS-se. Eshte e qarte, qe mosvotimi i PS-se sjell mospermbushje te rekomandimit nr.8, dhe ky sjell mospermbushje te 12 rekomandimeve, e per pasoje rrezikohet statusi. Pra, mosvotimi i PS-se rrezikon marrjen e statusit. Pyetjes suaj, se sa shanse ka Shqiperia te marre statusin, do t'i pergjigjesha se kjo nuk eshte ceshtje shansi, nuk eshte ceshtje fati. Eshte ceshtje vullneti politik dhe veprimi konkret. Rekomandimet jane teresisht te realizueshme, por nje pjese e tyre varen nga vullneti i PS-se, sic eshte rasti i imunitetit. Nese PS do te donte, imuniteti do ishte hequr, rekomandimi i BE-se do ishte permbushur dhe vendi do merrte statusin e vendit kandidat! Kaq e thjeshte eshte ceshtja, dhe kaq e thjeshte eshte te identifikosh pergjegjesit.