E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetove ne shtator mbahet seminari i Albanologjise

Seminari i gjashtë ndërkombëtar i albanologjisë i titulluar "Çështja shqiptare para dhe pas pavarësisë", këtë vit do të mbahet në shtator, në organizim të Universiteti Shtetëror të Tetovës. Hapja solemne e seminarit të albanologjisë, që këtë vit përkon me kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë do të jetë më 20 shtator në amfiteatrin e USHT-së në Tetovë, ndërsa aktivitetet e tij do të zhvillohen nga data 20 deri më 23 shtator në ambientet e studimeve të disperzuara të USHT-së në Shkup.

“Meqë organizimi i kësaj ngjarje të rëndësishme të albanologjisë, këtë vit përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Këshilli organizativ i Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, është përcaktuar që tema bosht e konferencës shkencore të jetë: 'Çështja shqiptare para dhe pas shpalljes së Pavarësisë'. Seminari do t’i zhvillojë punimet në katër sesione shkencore, atë të gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës. Ky aktivitet shkencor, për studiuesit shqiptarë dhe të huaj ka për synim studimin dhe promovimin e vlerave kombëtare, dhe në këtë mënyrë, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë, po shndërrohet në promotor të kërkimit shkencor dhe një model i bashkëpunimit të mirëfilltë mes misionarëve të historiografisë, krijimtarisë artistike, gjuhësisë, shkencës dhe kulturës sonë".

Seminari i gjashtë ndërkombëtar i Albanologjisë këtë vit do të ketë edhe mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.
“Duke pasur parasysh se sivjet është 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit në kuadër të Këshillit Organizitiv i cili funksionon në kuadër të qeverisë së Maqedonisë dhe në kuadër të programit të rregullt të Ministrisë së Kulturës në bisedime me rektorin e Universitetit shtetëror të Tetovës dhe drejtorin e seminarit të albanologjisë vendosëm që nga ky vit ky seminar të hyjë në programin e rregullt të Ministrisë së kulturës dhe në bazë të fondeve që do të kemi në dispozicion do të jemi mbështetësit kryesor të këtij seminari. Dhe duke filluar nga viti i ardhshëm do iu sugjerojë edhe revistën që botohet me materialet që bëhen gjatë këtij seminari. Sigurisht do të gjejmë mbështetjen e Ministrisë së kulturës. Ne si ministri e Kulturës gjithnjë kemi qenë të hapur për projektet të cilat kanë të bëjnë edhe me 100 vjetorin por edhe në përgjithësi me projektet për kulturën shqiptare”.

Në Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë janë ftuar të marrin pjesë profesorë, dhe studiues nga disa qendra universitare dhe akademike edhe atë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Evropës Juglindore, dhe personalitete të dëshmuar në fushën e studimeve albanologjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›