Ish-kryekomunari, nen hetim per pronat
Durres- Ish-kryekomunari i Gjepalajt nen akuze per zaptim te truallit, falsifikim dhe shmangie te detyrimeve financiare ndaj tatim-taksave. Gjashte anetare te fisit Elezi ne komunen e Gjepalajt ne zonen e Shijakut jane vene dy dite me pare nen procedim penal. Burime zyrtare te policise bene te ditur se ne konfliktin shtet-privat jane perfshire fillimisht 38-vjecarja Shkendije Elezi dhe Vera Garofola.
Dy femrat jane akuzuar nga nje punonjes i komunes, i cili pretendon se eshte kanosur dhe goditur prej tyre per shkak te detyres. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne afersi te truallit ku firma "Lala SH.P.K.", ka filluar ndertimin e nje shkolle te re per te cilen familja e ketyre personave ka pretendime pronesie mbi token. Por konflikti nuk eshte mbyllur me kaq. Ne ndihme te femrave te fisit kane mberritur kater vellezerit Elezi, ndersa punonjesi i komunes ka thirrur policine.
Sipas burimeve policore, "Hamza Elezi, 46 vjec, Elez Elezi, 44 vjec, Fatmir Elezi, 56 vjec dhe Ylli Elezi, 33 vjec, kane kundershtuar sherbimet e komisariatit te policise Shijak te kryejne detyren e tyre ne mbeshtetje te perfaqesuesve te komunes Gjepalaj, per lirimin e nje siperfaqe toke te zene nga vellezerit Elezi, pasi komuna Gjepalaj do te ndertonte aty nje shkolle 9-vjecare". Historia ka zene fill disa muaj me pare, kur eshte marre nen hetim Fatmir Elezi, ish-kryetar i komunes se Gjepalajt per tre mandate me radhe.
Me 29 maj te ketij viti, policia e Durresit filloi procedimi penal ne gjendje te lire ndaj Fatmir Elezit, pasi u akuzua se ka fshehur, duke mos deklaruar ne listat e regjistrimit te pasurive shteterore, nje siperfaqe trualli prej 25787 metra katrore ne komunen Gjepalaj.
Nga verifikimet e para te oficereve te policise gjyqesore, ka rezultuar se ish-kryetari i komunes dhe vellezerit e tij, kane pervetesuar oborrin e shkolles, duke e perdorur ne menyre te paligjshme per nje aktivitet privat. Kurse ne zyren e tatim-taksave te komunes, ekspertet kane konstatuar se aktiviteti privat i vellezerve Elezi, i ngritur qe ne vitin 1996 ne oborrin e shkolles, nuk eshte i licencuar, duke bere qe per 12 vjet me radhe askush te mos paguaje taksa dhe te shmanget nga cdo lloj detyrimi. Dyshimet e Prokurorise se Rrethit te Durresit jane se ish-kryetari me jetegjate ne kete komune ka perfituar nga posti per te mbuluar abuzimet me truallin dhe aktivitetin e jashteligjshem te familjareve te tij.
Nese organi i akuzes do te provoje keto fakte, atehere pritet qe ndaj ish-kryekomunarit te ndryshoje edhe masa e sigurise dhe te rrezikoje burgun. Nga ana tjeter Elezi ka pretenduar se trualli eshte prone e familjes se tij dhe nuk e ka zaptuar.
Komuna e Gjepalajt ndodhet ndermjet qytetit te Shijakut dhe fshatrave te Tiranes dhe perfshin 9 fshatra, qe aktivitetin kryesor kane blegtorine.
K.Jaupi