E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron kreun e USAID

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka dekoroi dje me "Medaljen e Mirenjohjes" Drejtorin e Misionit te USAID-it ne Shqiperi, Eduard Landau. Dekorata per Landau u dha per kontributin e vyer qe ai dha ne forcimin e metejshem te marredhenieve te miqesise tradicionale shqiptaro-amerikane. "Ju falenderoj. Ndjehem i nderuar per kete nder qe po me beni, per punen qe qeveria e SHBA-ve ka bere permes agjencise se USAID-it ne ndihme te qytetareve te Shqiperise", tha Landau. Ai vleresoi perpjekjet e Shqiperise ne forcimin e institucioneve demokratike dhe qeverisjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›