E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhet ne Kakavije, bie fluksi i emigranteve

Kakavije- Dita e dyte e javes se fundit te muajit gusht eshte shoqeruar me nje renie te ndjeshme te fluksit te emigranteve qe ktheheshin drejt Greqise pas pushimeve. Burime zyrtare ne policine e Gjirokastres thane se kane lene pas traun e doganes se Kakavijes 2200 emigrante. "Fluksi ka qene normal per levizjen e kembesoreve dhe automjeteve ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek", tha zedhenesi i policise, Gentian Mullai. Nderkohe gjate fundjaves u regjistrua nje nder flukset me te medha te levizjes se kesaj Vere. Rreth 22 mije emigrante hyne gjate ketyre diteve ne token greke, dyndje e cila krijoi ne disa raste edhe radhe pritje te automjeteve 3 km te gjate ne sportelet e kontrollit te Kakavijes. Nje rritje e fluksit sipas burimeve policore parashikohet edhe kete fundjave ne Kakavije. Me qellim shmangien e radheve te pritjes ne dogane, policite shqiptare dhe greke iu sugjerojne emigranteve qe gjate udhetimit te tyre per ne Greqi te perdorin edhe dogana te tjera kufitare si ajo e Tri Urave, Permet, pasi vulosja e dokumenteve nuk paraqet problem. Shume prej te kthyerve kane paraqitur ankesa se postblloqet e policise u kerkojne me force qe te perdorin pika te tjera te kalimit kufitar. Nderkohe qe kreu i Drejtorise se Kufirit, Vasil Valera, shpjegoi se zyrtarisht nuk ka pasur asnje problem apo te kthyer nga pala greke qe ka perdorur nje tjeter pike hyrje per vulosje dokumentesh. Ne kete drejtim, me nje vendim te vecante, qeveria greke zgjati afatin e kthimit te emigranteve shqiptare per ne vendet e tyre te punes, deri ne 15 tetor te ketij viti.

B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›