E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Haarde, takim Stratin e "Guinnes"

Gjate pritjes se organizuar nga Ambasadori i Islandes ne Shqiperi ne Hotel Sheraton, Kryeministri Berisha dhe homologu islandez, se bashku me bashkeshortet dolen ne ambientet e jashtme, ku artisti Saimir Strati po perfundon vepren e tij te trete per cmimin e World Guinnes. Kryeministri i Islandes dhe bashkeshortja e tij shprehen simpatine dhe vleresimin e tyre per vepren e ketij artisti kaq te vecante.

Strati eshte i pari shqiptar qe ka hyre ne Librin Guinnes ne fushen e artit te mozaikeve. Ai eshte fitues i dy cmimeve Guinnes, dhe tashme ai po arrin Guinnesin e trete me nje veper mozaik ku perdoren materialet e tapes. Ai eshte diplomuar ne pikture ne Akademine e Arteve te Bukura ne 1989 dhe po kete vit fitoi Cmimin e Pare ne Konkursin Kombetar te Arteve te Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikeve ne sitet antike te Butrintit, Apolonise dhe Bylisit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›