"Poli i trete" kercenon PS-ne
TIRANE - Partite e vogla te majta politike, kercenojne seline roze me krijimin e nje lobi te trete politik parazgjedhor, qe do te vinte ne pozite te veshtire socialistet para zgjedhjeve parlamentare. Nje ide e tille, u diskutua dje ne tryeze gjate nje takimi mes kryetarit te PAD-se Neritan Ceka dhe atij te PDS-se, Paskal Milo. Ndonese ende e pa konkretizuar, krijimi i nje lobi te tille sipas dy kryetareve, mund te lekundte forcen e dy partive te medha politike PD-PS para zgjedhjeve. Takimi mes Milos dhe Cekes u zhvillua dje ne kulmin e bisedimeve qe PS ka nisur per krijimin e koalicionit te perbere te se majtes para zgjedhjeve parlamentare 2009. Kreu i PDS-se, Milo eshte ende i paqarte se cilin pozicion do te mbaje forca e tij politike dhe eshte i hapur per negociata e diskutime me te gjitha kahet politike te majta. Milo tha dje se partia qe ai drejton eshte ne bisedime e siper per ceshtjen e pozicionit parazgjedhor. Ndersa Ceka i cili deri me sot ka heshtur se cfare kahu do te mbaje partia qe ai drejton, u shpreh dje per gazeten "Koha Jone", se PAD nuk do te bashkepunoje me Partine Socialiste. "Nuk kemi ndermend qe te bashkepunojme me PS-ne. Kjo ceshtje eshte mbyllur qe ne kohen kur kryetari i kesaj partie, Edi Rama nuk mbajti fjalen e tij ne marreveshjen e nenshkruar mes pese forcave politike te majta", u shpreh Ceka. Ne kete menyre ai mohoi kategorikisht nje bashkepunim te mundshem me seline roze, nderkohe qe u shpreh se nuk ka marre asnje sinjal per negociata deri me sot nga kjo parti. "Nuk jemi te interesuar te merremi me genjeshtare", vijoi ankesat Ceka. Por nga ana tjeter ai hodhi poshte dhe nje bashkepunim te mundshem me Partine Demokratike ne pushtet, cka e le deri me sot PAD-ne jashte cdo koalicioni te mundshem parazgjedhor. Mes gjithe ketyre debateve te zhvilluara, Ceka tha me siguri se partia qe ai drejton, do te vendose perfundimisht mbi pozicionin e saj, pra se me ke force te madhe apo te vogel politike do te bashkepunoje, vetem pasi te hartohet Kodi i Ri Zgjedhor. "Negociatat me forcat politike do ti hapim vetem kur te perfundoje, Kodi Zgjedhor", theksoi Ceka. Debatet mes politikes per koalicionet parazgjedhore do te kulmojne me nisjen nga puna te komisionit te posacem te reformes zgjedhore. Me celjen e sesionit te ri parlamentar, te henen ne 1 shtator, do te nise nga puna dhe komisioni ku fillimisht do te debatohet per tre ceshtje kyce. Keto jane, koalicionet, ndarja e mandateve si dhe perberja e komisioneve zgjedhore. Aktualisht ekspertet e komisionit kane hartuar formula per rregullimin e ketyre ceshtjeve ne kodin zgjedhor. Por vendimi per nenet me problematike do te merret vetem nga politika e perfaqesuar me anetaret e saj ne komisionin e posacem te reformes zgjedhore. Rozeta Rapushi