Uidhers-Rama, ne Prokurori
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi John Uidhers dhe prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama do te takohen diten e sotme ne Prokurorine e Pergjithshme. Takimi pritet te zhvillohet ne formen e nje seminari ku do te trajtohet ceshtja e pastrimit te parave te pista dhe ceshtja e shumeperfolur e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazllic. Kjo vizite e Uidhers ne seline qendrore te organit te akuzes qe do te sjelle dhe takimin me Ina Ramen, vjen pas deklaratave te ambasades amerikane ne Tirane dhe deklaratat e ambasadoreve te Bashkimit Evropian per konfliktin e qeverise me Prokurorine e Pergjithshme, pas fillimit te hetimeve ndaj Fazllic. Ku eshte bere thirrje ne drejtim te ekzekutivit shqiptar qe te pushoje nderhyrjen ne punet e Prokurorise shqiptare dhe ta lere te qete ne hetimin e nisur. Ky takim eshte nje tjeter sinjal dhe mesazh qe vjen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ndaj drejtesise dhe politikes shqiptare.