E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri Majko, i pari shqiptar drejt OKB-së

Tiranë- Ish-kryeministri, Pandeli Majko mesohet se do të largohet nga Partia Socialiste. Largimi i Majkos nuk do ndodhë për shkak të mosmarrëveshjeve por sepse ai mund të marrë pozicionin e Ndihmës Sekretarit te Pergjithshëm të Europës dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit të Kombëve të Bashkuara.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp ish-kryeministri Majko shprehet se shqiptarët në këto 10 vitet e fundit kanë ditur të japin kontributin e tyre për paqen në rajon dhe botë.

“Shqipëria është një vend i vogël, por që 10 vjetët e fundit ka ditur të japi kontributin e saj në paqen jo vetëm në rang rajonal, në manaxhimin e krizës se Kosovës dhe Maqedonisë, por edhe atë global me pjesëmarrjen e saj në paqeruajtësit e kombeve të bashkuara apo me punësimin e disa dhjetra shqiptarëve të cilët japin kontributin e tyre ne gjirin e kombeve të bashkuara nëpër misionet e zhvillimit në botë”- thuhet në deklaratë.

Une jam vënë në dijeni që emri im, si shqiptar, është duke u konsideruar për një kandidaturë të mundshme pranë kombeve të bashkuara, në pozicionin e Ndihmës Sekretarit te Pergjithshëm të Europës dhe vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit.- deklaron Majko.

Në deklaratën e tij për mediat Majko shton se marrja në konsideratë për të qenë pjesë e mundshme e një qeverisje globale do të ishte një nder për cilindo politikan karriere.

Ai shton gjithashtu se emri i tij është ende një kandidat i mundshëm, dhe në fund është Shkëlqesia e tij Ban Ki-Moon ai i cili do të përzgjedh kandidaturën më të përshtatshme për këtë post. Duke shtuar se ndërkohë ai vazhdon të jetë deputet i PS-së dhe do të kontribuojë gjithmonë për këtë forcë politike.

No related posts.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›