Ish-kryeministri polak dëshmon shenjtorin që rrëzoi komunizmin
Në fund të vizitës së tij papnore në Poloni i thashë që në ato dhjetë ditë kishte ndryshuar vendin. Ai m’u përgjigj me një pyetje: “Po tani, çdo të ndodhë?”. Ju përgjigj vetë historia: një vit më vonë lindi Solidarnosc, dhe nëntë vjet më vonë ra komunizmi. Ishte një i shenjtë, dhe një njeri i aftë të ndryshonte historinë. Erdhi në vitin 1979 dhe na bëri të mos ndiheshim më masë por një bashkësi. Kështu e kujton Papa Vojtilën Tadeusz Mazowiecki, intelektuali katolik liberal që qëndroi përbri Karol Vojtilës thuajse për një jetë të tërë dhe që pastaj me revolucionin e 1989 u bë kryeministri i parë demokrat që nisi reformat e kthesës historike.
Kur e njohët për herë të parë?
“Në vitin 1958, në kongresin e gazetarëvë. Ishte ipeshkv i ri ndihmës i Krakovisë, por ndërkaq ishte shquar për ato që kishte shkruar. Artikulli i parë itij fliste për priftërinjtë punëtorë të Vietnamit”
Ishte shumë dogmatik?
“Ishte një intelektual më një horizont të jashtëzakonshëm. Ishte shumë I dëgjueshëm dhe mirëpriste idetë dhe mendimet e të tjerëve. IshteiI hapur, por i rreptë për parimet. Admirova shumë kontaktin e tij me masat”
Kush është kujtimi më i bukur?
“Vizita e tij e parë papnore në Poloni, në vitin 1979. Falë tij nuk u ndiem më masë por bashkësi, një bashkësi në gjëndje për tu organizuar. Kujtoj kur në Varshavë, perpara 300 besimtarëve, tha ‘Ardhtë Shpirti i Shenjtë për të ndryshuar fytyrën e vendit, të këtij vendi!’. U ndjeva i lirë nga skllavëria jonë”.
Si ishte raporti personal me të?
“Kishte të bënte gjithmonë me çështjet publike. Ishte shumë i madh, një shenjtor. Kujtoj kur fliste për popullin Rus. Për ne kundërshtarët u shfaq si një provokim i rrezikshëm, ndërsa ai shikonte më larg. Stalini njëhërë pyeti ‘sa divizione ka Papa?’. Por Karol nuk kishte divizione, por kërkonte të ndryshonte njerëzit, nuk donte ti vriste. Kjo ishte një ngjarje e rrallë: morali ndryshoi historinë. Shumë faktorë ndryshuan historinë por impakti i mesazhit të tij moral ishte i tillë dhe nuk ka rrezik të mbivlerësohet”.
Duhej Lumturuar?
“E njihte apo jo kisha si të tillë, për mua ishte ndërkaq një shenjtor. Ishte shenjtori që njihja. Edhe në vitet e sëmundjes. Por kontributi i tij nuk ishte vetëm në rrëzimin e komunizmit: ishte Papa i parë që hyri në një Sinagogë, duke sfiduar shpërthimet antihebraike të katolikëve. Udhëtoi pothuaj në të gjithë Botën e Tretë. Për ish-Jugosllavinë mori disa pozicione përtej ndihmës humanitare”.
Por ishte shumë tradicionalist? Keni patur mosmarrëveshje?
“Mund të kritikohej dhe mund të kritikohet ndoshta ende por ishte një personalitet i madh por edhe ai mund të gabonte. Me Qeverisjen e Kishës nuk i pëlqente të merrej. Prandaj pati dhe disa gabime: shumë emërime ipeshkvijsh nuk ishin zgjedhja më e mirë. Dinte të gabonte, bënte shaka mbi këtë temë. Ka shumë që thonë që nuk kuptonte Europën Perëndimore, por unë nuk jam dakord. I kërkonte Perëndimit më shumë vlera të larta dhe më shumë etikë, më pak varësi nga konsumizmi, por jo krijimin e shteteve konfesionalë kuptonte shumë mirë demokracinë moderne. Ishte timonieri i Kishës. Nuk bëri revolucion brenda Kishës por e bëri në raportin mes Kishës dhe botës”.
Por Polonia pas 1989 është një shoqëri shumë e shekullarizuar. Për këtë do ti vinte keq apo jo Vojtilës?
“Sipas tij ndryshimet në Poloni ishin përgjithësisht pozitive. Një problem i ndryshimeve demokratike, sigurisht, ishte nevoja e Kishës për tu adoptuar me demokracinë. Por ai e kuptonte shumë mirë që Polonia duhej integruar në Bashkimin modern Europian dhe zëri i tij në këtë drejtim pati një peshë të madhe mbi Kishën kombëtare në të cilën bashkëjetojnë konservatorë dhe jo konservatorë. Forca e tij morale ishte e fortë edhe në këtë çështje”.