E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota për votën

Nga Artan Xh. Duka

Nisur nga kriza perpetum e votës e padurimi i shoqërisë për të lënë tranzicionin pas, tharmi i ngjizur politik që i paraprin 8 majit e rrit pritshmërinë e votës përtej asaj çfarë guaska lokale mund të strehojë. Me implikime përtej formatit të fatit komunitar, ajo ka gjasa të shndërrimit në test referendar duke u mistifikuar si një tjetër gur kilometrik në kalendarin maja të rrugëtimit demokratik të një shoqërie që një brez pas rënies së murit të Berlinit, ende paragjykohet se është e paaftë të respektojë sine qua non e demokracisë integritetin e votës.

Në mënyrë të paprecedentë e deri nën prozhektorët perëndimor, klasa politike e tranzicionit vazhdon ende të nëpërkëmbë tabutë e demokracisë vota, prona dhe ligji. Në 8 maj konvergon me sensibilitet maksimal çështja e legalitetit dhe pronës teksa ende përvijojnë modele absurde ku legalizohet e paligjshmja: lëvizja e pakontrolluar demografike dhe tjetërsimi pronës, ndërtime dhe shtesa pa leje, amnisti fatura shërbimesh utilitare apo debi administrative. 8 maji është: (a) udhëkryqi i fatit të votës së lirë pas intimidimit 20 vjeçar dhe mohimit të transparencës së 2009 me rrjedhojë arrogancën e klasës politike dhe nëpërkëmbjen e interesave të elektoratit; (b) test për të sfiduar amnezinë sociale dhe marzhinalizuar të përfolurit e precedentëve jodemokratik të imunizuar ende me korracë politike; (c) jo vetëm një shans për tu distancuar nga trashëgimia rraskapitëse e tranzicionit por dhe për të konfirmuar precedentin e punës dhe legalitetit; (d) ftesë, përtej debatit për politikat e zhvillimit komunitar, për  katarsis demokratik dhe sensibilizimin e klasës politike dhe perëndimit ndaj inspirimit demokratik të një shoqërie që meriton më shumë.

Ndryshe dhe mëdyshje

Sot sytë e të gjithëve janë drejtuar drejt Tiranës sepse trofeu i saj ka domethënie kombëtare. Mazhoranca e kërkon atë si për të kopsitur ciklin integral të pushtetit dhe djegien e karrierës politike të kryeministrit hije (shoqëruar me fragmentizimin e përçarjen afatgjatë të kampit opozitar) ashtu dhe për sfumimin e akuzave për fitoren e debatuar të 2009 e paragjykimin që mostransparenca provokoi. Me pritshmëri të madhe, mazhoranca po lançon një sfidant energjik por të lakuar prej opozitës teksa profili perëndimor që pretendohet nuk përkon sipas saj me reagimin ndaj një seri ndjesish publike e mediatike mbikalimi tek Zogu i Zi, rruga e Kombit, kufiri detar apo 21 janari. Ndonëse në respekt të ligjit kërkujt nuk i lejohet paragjykimi i kërkujt, protagonizmi formal e rastësia në kohë e në vënd do të mjaftonin për një politikan me përqasje perëndimore për të dhënë dorëheqjen e ndihmuar transparencën duke gjeneruar besim tek elektorati se përgjegjshmëria politike nuk është një butafori por realitet që respektohet sa herë një situatë problematike pret trajektoren e karrierës politike. Kjo nuk ndodhi, duke u perceptuar nga syresh si shpërfillje organike ndaj interesit publik duke lënë terren për paragjykim apriori për sinqeritetin e kauzës për kryebashkiak.

Përtej polemikës me predispozicionin ndaj të vërtetës, edhe disa prej tezave të sfidantit për Tiranën si përqasja ndryshe ndaj punës 10 vjeçare në kryeqytet apo ulja e taksave pa sqaruar garantimin e performancës së investimeve publike, mbeten problematike për aspiratën e 8 majit dhe konteksti nuk mund amortizohet prej insinuatave se nëse mazhoranca, krahas qeverisë, merr dhe Tiranën (ndërkohë që po aq probabël është dhe inversi), qeveria do të mundësojë hopin e nevojshëm të investimeve, gjë që nëse ndodh, kompromenton thelbin e marrëdhënieve mes pushteteve dhe arsyen e përqasjes së sotme të mazhorancës ndaj buxhetit të bashkisë së Tiranës. Për më tepër kur mazhoranca e ka patur një shans të tillë (gjysma e parë e viteve 90) dhe trashëgiminë e betonizimit të asaj periudhe tashmë e përjetojmë të gjithë.

E përdorur shpesh në fushatat elektorale në perëndim, teza e ndryshes presupozon qartësi dhe kontekst. Ndryshe mëdyshja sfumon komunikimin elektoral nëse referenca është një eksperiencë pozitive dhe shpresëdhënëse sikurse Tirana përjeton ku kryebashkiaku aktual ka arritur të mpleksë në një përkushtimin e përqasjen perëndimore ndaj punës me imagjinatën dhe profesionalizmin duke krijuar një preçedent pozitiv të titullarit që e respekton votëbesimin. Të jesh ndryshe nuk do të thotë domosdoshmërisht më mirë sepse trajtimi i mbikalimit tek Zogu Zi mbetet larg progresit sikurse të përgojosh se kryebashkiaku aktual nuk ka qënë në krye të punëve, përveçse jo reale, rezulton shpërfillje e konceptit të pashmangshëm, modern e të domosdoshëm të delegimit dhe miopi rreth teknikave të komunikimit bashkëkohor që kryebashkiaku aktual i posedon mjeshtërisht.

Nën ethet e sfidës elektorale dhe çmimit të lartë që 8 maji ngërthen, mazhoranca po kalkulon dhe po bën gjithshka për të garantuar fitoren duke ngjallur shpesh reagimin e opozitës, medias dhe së fundi vetë vëzhguesve të huaj në etikën e legalitetin e përqasjes së saj. Fakti që për bashkinë e Tiranës, mazhoranca konkurron përballë vetë liderit opozitar e tundon të bëjë gjithshka ndaj nëse trendi elektoral përkon me perceptimin opozitar se mazhoranca është tkurrur në maksimum, kjo rrit sensibilitetet ndaj mëkatit eventual elektoral nga ana e mazhorancës, që në tentativën e misionin e pamundur për të sfumuar alternativën e sprovuar përballë, e ka të vështirë të mbetet ekuivok apo i pakapshëm nga radarët e perëndimit. Dilema e sfida e mazhorancës është fitorja e imunizuar prej kontestimit të votës e boomerangut të riciklimit të proçesit të transparencës. Për të shmangur një fitore Pirroje e për të mos provokuar sërisht opozitën me mëkatin e territ të votës, mazhoranca duhet të promovojë modelin e respektimit të etikës dhe rregullave të proçesit elektoral, duke i garantuar apriori vetvetes, pavarësisht rezultatit zgjedhor, përfitimet e copyright të respektimit të votës si aset e avantazh unik për betejat e ardhshme zgjedhore në respekt të vetë protagonizmit demokratik të lëvizjes së dhjetorit thelbi i së cilës ishte vota e lirë.

Liria e votës – e vetmja rrugë për të gjithë

Pas dy viteve betejë për votën e lirë, sfida opozitare për 8 majin është historike sepse përtej një dinamike lokale, ajo është votë për vetë votën, lirinë, integritetin, dinjitetin dhe transparencën e saj si kushti thelbësor për ngrehinën e demokracisë më pas. Opozita zgjodhi të respektojë Tiranën me vetë liderin e saj. Pas tre mandateve të punës së tij, thelbi i fushatës është vijimësia. E vetmja rrugë që lançohet prej opozitës nuk duhet të interpretohet si përjashtim ndaj alternativës, por si rikujtesë ndaj normalitetit demokratik që e duam dhe e shohim të gjithë por që i biem aq gjatë për të shkuar atje. Duke ngërthyer mesazhin e ndryshimit të duhur drejt normalitetit të shtetit ligjor ku mazhoranca respekton dhe bashkëpunon me opozitën dhe vota e lirë dhe transparente është busulla e vetme në rrugëtimin demokratik, E vetmja rrugë nuk presupozon bulevard të shtruar apo shëtitore piktoreske por kthesën e duhur në kryqëzimin e zhvillimit që ndonse nuk përjashton të përpjetat dhe gropat, mbetet rruga e vetme për të europianizuar vetveten dhe gjeneruar optimizmin për të ardhmen.

Përkundër kritikave ekstreme, kryebashkiaku aktual ka ndikim direkt në përfshirjen e Tiranës në proçesin e shndërrimit në metropol. Ai ka vitalizuar shpresën dhe përjetimin europian jo vetëm të kryeqytetasve por mbarë vëndit që në Tiranë prek me dorë progresin. Përtej tam-tameve mediatike dhe shiritave elektoralë, modestia e punëmbarit dhe përulësia ndaj qytetarit, është një tjetër vir

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›