E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish kryeministrja Timoshenko do të hetohet për vrasje

Një prokuror i lartë ukrainas ka deklaruar se autoritetet po hetojnë nëse ish-kryeministrja e burgosur, Julia Timoshenko, mund të ketë qenë e përfshirë në një vrasje të stilit kontratë. Njoftimi është bërë nëpërmjet një deklarate në televizion, mbrëmjen e së premtes nga zëvendës prokurori i përgjithshëm, Renat Kuzmin.

Ky i fundit ka informuar se prokurorët po hetojnë pretendimet se Timoshenko ishte përfshirë në vrasjen e një deputeti dhe biznesmeni në vitin 1996, por edhe për këtë rast, zyra e Timoshenkos ka mohuar akuzat e reja. Në fillim të këtij muaji, Timoshenko u dënua me shtatë vjet burg me akuzat për shpërdorim të detyrës. Vendet perendimore e kanë kritikuar burgosjen e Timoshenkos, si të motivuar politikisht. Pak ditë më parë edhe parlamenti europian ka dënuar burgosjen e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, duke e cilësuar si një shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim i gjyqësorit.

"Rezoluta, e cila u mbështet nga të gjitha pesë grupet e mëdha politike, gjithashtu thotë se Timoshenko duhet të lejohet të marrë pjesë plotësisht në procesin politik tani dhe në zgjedhjet e ardhshme ukrainase. Timoshenkos iu dha vendimi me 7 vjet burg, mbi akuzat që rrjedhin nga një marrëveshje e vitit 2009 me Rusinë.Gjatë seancës gjyqësore, ish-protagonistja e Revolucionit Portokalli këmbënguli duke thënë se ishte viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Yanukovych.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›