Rikthehet dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve
Një valë e re dhunë është regjistruar ndërmjet izraelit dhe palestinës dhe si pasojë, raportohet se kanë humbur jetën të paktën 10 persona. Gjatë sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, u vranë nëntë luftëtarë të grupit radikal islamist palestinez Xhihad.
Sipas palës izraelite, sulmet ishin drejtuar kundër personave që donin të qëllonin me raketa në drejtim të Izraelit. Ndërkaq në Aschkelon të Izraelit, humbi jetën një civil nga një raketë.
Mediat raportojnë se në jug të izraelit janë regjisruar mbi 20 raketa. Pak ditë më parë nNdërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë dështuar t’i bindin izraelitët dhe palestinezët për rinisjen e bisedimeve për paqe. Kuarteti ndërkombëtar për Lindjen e Mesme-Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u takuan ndarazi me të dyja palët në Ramallah dhe Jerusalem të mërkurën por nuk u raportua për ndonjë sukses.
Ndërkaq në izrael janë zhvilluar të tjera protesta sociale, ku disa dhjetëra mijëra njerëz protestuan sërish kundër çmimeve të larta të jetesës në Izrael. Tubimi më i madh protestues u mbajt në Tel Aviv, ku sipas të dhënave të policisë në rrugë dolën rreth 20 mijë vetë.
Gjatë gjithë stinës së verës në Izrael janë zhvilluar protesta. Në fillim të shtatorit në rrugë dolën mbi gjysëm milioni njerëz të cilët kërkuan më tepër barazi sociale.