E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, 17 të vrarë gjatë një sulmi me bombë

Të paktën 17 persona janë vrarë si pasojë e një sulmi ndaj autokolonës së trupave të Natos në Kabul, në kryeqytetin afgan. sipas të dhënave të fundit të NATO-s në mesin e viktimave ndodheshin edhe pesë ushtarë të trupës ndërkombëtare të paqes ISAF dhe tetë bashkëpuntorë me kontratë nga stafi civil. Fillimisht aleanca kishte njoftuar se 13 nga të vdekurit ishin ushtarë. Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme afgane, jetën kanë humbur edhe tre civilë afganë dhe një polic. Atentatori hodhi në erë automjetin e mbushur me lëndë shpërthyese. Talebanët radikalë islamikë morën përsipër këtë akt që u mori jetën dhjetëra njerezve. Zëdhënësi i tyre, Sabiullah Mudschahid tha se sulmi ishte drejtuar mbi trajnerët ushtarakë amerikane. Automjeti ishte mbushur me 700 kg lëndë shpërthyese. Ky ka qenë deri tani sulmi me pasoja më të rënda të ndodhur mbi ushtarët e NATO-s në Kabul. Ndërkaq ministria kanadeze e Mbrojtjes konfirmoi se një nga viktimat është kanadez. Një zëdhënës i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se hollësitë e sulmit janë ende të paqarta, por ushtria amerikane po punon me forcat e sigurisë ndërkombëtare të Natos, ISAF për të marrë më shumë informacione. Shpërthimi vetvrasës ndodhi pas një autobuzi që po transportonte forca të NATO-s në Kabul. Sulmi ndodhi paradite në një rrugë të ngarkuar pranë muzeut kombëtar, jo shumë larg parlamentit dhe një baze të NATO-s.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›