E Diel, 1 Nëntor 2026

New York, festohet 125 vjetori i Statujës së Lirisë

New Yorku ka festuar 125 vjetorin e Statujës së Lirisë, simbolit gjigant të lirisë për të gjithë emigrantët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarë të lartë amerikanë e francezë por edhe mbi 1 mijë qytetarë njujorkeze por jo vetëm, u takuan në ishullin e Lirisë në New York Harbor, për të marrë pjesë në festimet e kësaj dite.

“Kjo dhuratë e Francës për Shtetet e Bashkuara, e përuruar që në 28 tetor 1886, është burim frymëzimi për njerëzit kudo në botë. Ajo është simbol universal i lirisë dhe tolerancës”. Kështu deklaroi gjatë fjalës së tij kryetari i bashkisë së New York, Michael Bloomberg. Lartësia e saj, plot 93 metra, ka qenë prej vitesh vizioni i parë i Shteteve të Bashkuara. Ashtu sikurse është tashme tradita, 125 persona, një për çdo vit të statujës, të ardhur nga 40 vende të ndryshme të botës, morën shtetësinë amerikane. Statuja e Lirisë vizitohet çdo vit nga miliona turistë dhe që prej vitit 1984 është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

E vendosur në hyrje të portit të Nju Jorkut, “Statuja e Lirisë” tërheq vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj romak, pishtarin e drejtuar drejt reve me dorën e djathtë dhe me kurorën e shndritshme. Ajo nuk është shumë e rëndë sepse është prodhuar në Paris dhe më pas është transportuar në Nju Jork dhe pjesa e brendshme e saj është bosh.

Shtylla prej çeliku është punuar nga inxhinieri i kullës “Eiffel” Gustave Eiffel ndërsa pjesa e jashtme është veshur me bakër trashësia e të cilit është 2,4 mm. Statuja është një monument i vizitueshëm dhe ngrihet mbi platformen me yllin e vjetër “Fort Wood”, duke të ftuar më pas në një muze të vogël që paraqet dokumente dhe fotografi për historinë e statujës ndërsa nëpërmjet shkallës elikoidale që përshkon brenda (354 shkallëza) arrin në objektin e mbajtur në kokë për të admiruar pamjen e dritareve të përshkruara nga rrezet e koronës. Në 1924 është konfirmuar monument kombëtar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›