Ish-kryeredaktori i Le Monde Demokracia ne France eshte ne rrezik
Presidenti francez Sarkozi eshte akuzuar nga disa organe mediatike se ka urdheruar Agjencine e Sherbimeve Sekrete per ti pergjuar gazetaret. Pas kesaj opozita ka kerkuar hapjen e hetimeve ne lidhje me keto akuza. Ne keto kushte a eshte ne rrezik demokracia ne France
Edwy Plenel ka qene nje gazetar per 30 vjet. Ai ka qene kryeredaktori i gazetes prestigjioze franceze Le Monde qe eshte edhe gazeta kryesore ne vend dhe gjate qendrimit te tij ka zbuluar shume skandale qe kane pasur te benin me presidencen e Miteranit. Ai vete eshte pergjuar nga Pallati Elize ne fund te viteve lsquo80 por gjithsesi behet fjale per gjera te vogla. Ai vete mendon se te jesh gazetar ne France eshte dicka e veshtire por aktualisht nuk behet fjale me per veshtiresi por per nje situate qe nuk mund te tolerohet me.
Demokracia jone eshte ne nje rrezik serioz thote Plenel qe ka themeluar nje uebsajt te pavarur Mediapart tre vjet me pare. Republika jone ligjet dhe parimet e saj jane duke u shperbere e duke u shnderruar ne hi para syve tane dhe mbi te gjitha kjo vlen per lirine e shtypit e cila ndodhet ne nje rrezik serioz.
Sipas Plenel gazetaret e Mediapart te cilet ishin te paret qe zbuluan skandalin qe rrethonte trashegimtaren miliardere te LOreal-it dhe aferat e saj per te financuar ne menyre te paligjshme fushaten presidenciale te Sarkozise ne kembim te favoreve te taksave kane muaj qe ndodhen ne mbikeqyrje nga nje operacion qe kontrollohet nga Pallati Elize. Ai pretendon se Agjente te Sherbimeve Sekrete franceze kane analizuar te gjitha telefonatat e gazetareve te tij per te bere edhe harten e kontakteve te tyre ne menyre qe te zbulojne burimin e informacioneve. Me pas ne zyrat e Mediapart mesyne hajdutet dhe bene rremuje e shkaterruan cdo gje aty dhe vete shefi deklaron se ky eshte nje operacion i kerkuar dhe i koordinuar nga Pallati Elize.
Ju nuk po me mbroni aspak thuhet se iu ankua Sarkozi veres se shkuar Frederic Pechenard mikut te tij te femijerise i cili ndodhet ne krye te Policise Kombetare si dhe eshte shefi i Sherbimeve Sekrete. Ne ate kohe pra ne mesin e korrikut Mediapart dhe Le Monde ishin duke botuar artikujt e turpshem te ceshtjes LOreal dhe financimeve te paligjshme. Dhe si pasoje keto dy organe mediatike ishin shnderruar ne nje gjemb per Sarkozine dhe pushtetin e tij.
Pranveren e kaluar me kerkesen e Presidentit Sherbimet Sekrete u futen per nje ceshtje private per Sarkozine. Presidenti donte informacion ne lidhje me autoret e thashethemeve per te dhe te shoqen ne lidhje me jeten e pavarur qe ata te dy benin. Vecanerisht Bruni ishte vene ne shenjester per marredhenie te ndryshme jashtemartesore. Ministria e Brendshme e justifikoi kerkimin ne kete drejtim me argumentin se kishte dyshime qe kjo ceshtje kishte lidhje edhe me nje komplot te huaj per te diskredituar Presidentin francez ne prag te takimit te radhes se G20. Dhe vete Brunit iu dha akses tek organet e policise dhe raportet e Sherbimeve Sekrete.
Nderkaq shefi i Sherbimeve Sekrete nje ekspert korsikan i kunderterrorizmit dhe i afert me Sarkozine ngriti nje njesi te posacme per ti survejuar gazetaret. Kjo histori doli ne media dhe sigurisht qe u mohua nga Pallati Elize. Sipas sherbimeve sekrete Sherbimi Sekret Francez nuk ishte as Stasi as KGB. Por gazetaret qe e botuan nje lajm te tille jane te bindur per akuzat qe bejne te cilat sipas tyre jane te gjitha te bazuara ne fakte konkrete.
Edhe ne nje vend si Franca shkalla e nderhyrjes personale te Presidentit ne Sherbimet Sekrete eshte e paprecedente.
Po per sa i perket rrezikut te medias
Gjate tre viteve te fundit francezet jane mesuar me berluskonizimin qe u ka bere Sarkozi mediave te vendit. Per shembull Martin Boygues kumbari i djalit te vogel te Sarkozise kontrollon TF1 qe eshte edhe stacioni privat me i madh ne France. Nderkohe ish-shefi i stafit te Sarkozise ne kohen kur ai ishte minister i Brendshem eshte menaxheri i televizionit. Per me teper Sarkozi ka gjetur menyra qe te kontrolloje te gjithe sistemin e transmetimit privat apo shteteror. Per shembull ne rastet e emerimeve te drejtoreve te radiove apo televizioneve te ndryshme ai ka vendosur vetem shoket e besuar. Dhe ata e shperblejne Presidentin me besnikeri sic eshte per shembull rasti i dy humoristeve te kanalit televiziv France Inter te cilet u perzune pasi bene shaka me Presidentin.
Ne kushte te tilla nuk eshte befasuese qe te mendosh se ne fakt ne media nuk kane mbetur shume gazetare qe kane guximin per ta kritikuar administraten. Se fundmi ne median franceze ka ndodhur nje zhvendosje shume e madhe e mediave nga ato te te printuara ne media online te cilat publikojne lajme vetem online si Mediapart dhe Rue 89 qe drejtohet nga ish-kryeredaktori i Liberation. Keto media online jane te vetmet qe kane marre guximin te botojne skandale. Ne prag te akuzave te socialisteve per hetim te Sarkozise shefi i Sherbimeve Sekrete u thirr per te deshmuar para komisionit parlamentar me dyer te mbyllura. Detajet pritet te dalin shpejt dhe ato do te jene pjese e zhvillimeve te se ardhmes se afert.