Nuk mjafton vetem entuziazmi
Patatja hidrocentrali dhe porti sikur u dhane shije tjeter raporteve ekonomike ndermjet Kosoves dhe Shqiperise. Sipas deklaratave publike krijohet pershtypja se problemet komplikohen kur jane ne rruge drejt qartesimit. Por keshtu nuk eshte gjithcka. Shume gjera po ecin ne drejtimin e vet po e marrin formen ligjore dhe po lirohen nga emocionet. Kjo erdhi vetem kur u be e qarte se keto relacione duhet te ndertohen mbi mundesite ligjin strategjine e perbashket e jo mbi deshirat.
Me nuk eshte problem akut eksportimi i patateve Made in Kosova ne tregun Shqiperise. Pa dyshim se prodhuesit ende kane rezerva te kesaj kulture por jo ne sasine sa kishin kur nisen te vjelat. Ata e kane veshtire te gjejne treg pasi qe Kosova ka hiperproduksion. Njekohesisht mungojne kapacitetet per perpunim dhe ne kete menyre te gjendet vend per tepricat e tregut. Nderkaq Shqiperia duke perdorur vleren referente po e ngrite bazen doganore per patatet dhe ne kete menyre produktet e importuara i bene jokonkurrente ne krahasim me ato te vendit. Sa per ilustrim po permendim se para pak muajsh nje kilogram patate ne tregun e Kosoves kushtonte 12-13 cent tash ka arritur ne 18 ndersa dogana shqiptare si cmim referent kishte 24 cent. Per shkak te kesaj takse ishte e kuptueshme revolta e prodhuesve.
Rasti i dyte nderlidhet me ndertimin e Hidrocentralit te Zhurit. Kur Qeveria e Kosoves e aktualizoi kete projekt dhe kur u be freskimi i fizibilitetit erdhen kundershtimet nga ana tjeter e kufirit. Akumulimet qe do te behen per nevojat e ketij hidrocentrali ndryshojne rrjedhen e ujit dhe prishin planet qe ka qeveria shqiptare qofte per minihidrocentralet ashtu edhe per bujqesine blegtorine turizmin... Po del se Hidrocentrali i Zhurit eshte i mire per Kosoven por i demshem per Shqiperine
Dhe se fundi vjen reagimi qe nderlidhet me Portin e Shengjinit. Shoqata Shqiptare e Hidrokarbureve eshte e shqetesuar nese aty behen depozitat e karburanteve pasi qe nje veprim i tille bie ndesh me vendimet e mehershme te qeverise shqiptare. Sado qe ende jane larg gjerat qe Kosova ta kete token e vet ne bregdet megjithate kjo shoqate e vlereson me rrezik kete veprim. Ne fakt shqetesimi i saj nuk nderlidhet me Kosoven por pse po i lekunden interesat biznesore. Ndonese reagimi duket i hershem dhe i ngutshem megjithate ai tregoi se puna nuk shkon aq lehte. Ose se paku ajo nuk mund te mbeshtetet vetem ne vullnetin e mire te qeverive ne te dyja anet e kufirit.
Keto tri raste jane ilustrimi me i mire se relacionet ekonomike Kosove - Shqiperi nuk mund te mbeshteten vetem ne deklarata per konsum politik apo ne emocionet per bashkimin e kombit. Pak eshte punuar drejt krijimit te legjislacionit dhe ambientit qe ky integrim te rrjedhe pa asnje pengese. Per kete nuk eshte punuar as ne Tirane e as ne Prishtine.
Mosveprimi ka krijuar pershtypjen se ne relacionin Kosove ndashShqiperi po ndodhin perplasje dhe se ka mospajtime per ardhmerine e perbashket te ekonomise se ketyre dy vendeve qofte si pjese e mini-Shengenit apo si nje teresi. Eumlshte fakt se gabimet kane ndodhur. Ato erdhen per shkak se kur takohen lideret politike nuk po mund ti frenojne emocionet dhe qe premtimet e tyre te jene me racionale. Apo te thone te mundshmen ate qe mund te realizohet.
Problemi i patates sado qe duket banal ne fakt ai tregon se Shqiperia nuk ka hapesire ligjore qe kur jane ne pyetje prodhimet qe vijne nga Kosova te kene nje trajtim tjeter nga ato prej vendeve te tjera. Madje kur eshte behet fjale per kete artikull prodhuesit nga ana tjeter e kufirit nuk jane te rrezikuar sepse ata mund te mbulojne vetem nje te pesten e nevojave te vendit. Mirepo permes listes se cmimeve referente shteti eshte perkujdesur qe mos te demtohet prodhimi vendor. Ne kete rast qeveria e Kosoves eshte dashur te jete me aktive jo te ofroje beneficione per pataten kosovare por te insistoje ne gjetjen e zgjidhjes se perbashket. Kjo zgjidhje gjithsesi se duhet te perfshije interesat strategjike te kombit dhe te synoje integrimin e tregut. Ne te njejten kohe qeveria duhet te mbikeqyre qarkullimin e mallit dhe te garantoje se hapesira e krijuar per pataten kosovare te mos shfrytezohet nga matrapazet perkatesisht qe produktet nga importi te mos eksportohen ne Shqiperi me dokumente te falsifikuara apo me etiketen Made in Kosova.
Rasti i Hidrocentralit te Zhurit eshte edhe me i rende. Problemi nuk eshte i natyres aksidentale por i mungeses se qasjes se perbashket per nje ceshtje strategjike te te dyja vendeve si eshte energjetika. Kahere eshte folur per nderlidhjen e sistemeve energjetike te te dyja vendeve posacerisht pse natyra e prodhimit i ben ato shume komplementare. Kosova prodhon energji elektrike nga linjiti ndersa Shqiperia nga uji. Kjo ishte arsyeja kryesore pse po investohet ne linjen e interkonjeksionit perkatesisht ne autostraden energjetike. Mbeshtetur ne pikesynimin e perbashket Zhuri nuk duhet te ndikoje ne crregullimin e konceptit per te ardhmen. Mirepo mungesa e koordinimit te veprimeve ka sjelle para situates kur zgjidhjet nuk jane aq te lehta. Po qe se duhet te respektohet dokumenti me te cilin dy shtetet e dikurshme jane marre vesh per regjimin e ujerave atehere Shqiperia nuk eshte dashur te jape me koncesion minihidrocentralet ne lumenjte qe jane ujembledhes per akumulimin e Zhurit. Apo nese dokumenti thote te kunderten qeveria e Kosoves nuk eshte dashur te hyje ne projektin i cili mund te kete ndikime te demshme. Zgjidhja nuk eshte aq shume te respektimi dhe publikimi i dokumentit te vjeter tri-kater dekada. Kete problem te dyja qeverite duhet ta trajtojne ne perputhje me rrethanat e reja politike e ekonomike ashtu qe zgjidhja e tij te synoje tregun energjetik te integruar.
Problemet me te medha do te dalin rreth Portit te Shengjinit. Shqiperia ate ia ka premtuar Kosoves por nuk ka zhvillime te tjera pos deklaratave. Ende nuk eshte caktuar modaliteti mbi bazen e te cilit ai u jepet kosovareve. Do te jete koncesioni apo ndonje forme tjeter kjo duhet te saktesohet me ligj. Po ashtu ky port nuk eshte as ne fokusin e qeverise shqiptare meqenese ajo eshte duke bere investime te medha ne Portin e Durresit. Nga ana tjeter aftesimi i Shengjinit kerkon shume para. Thellesia e detit kalata e vogel dhe infrastruktura tjeter nuk lejojne qe aty te perpunohen me shume se 500 mije tone mallra ne vit apo 14 here me pak se Porti i Durresit. Kjo imponon qe qeveria e Kosoves ta beje analizen e arsyes per investime ne kete port. Te gjeje pergjigje se a ka mjaft para pastaj sa mund te shfrytezoje kapacitetet e portit a mund te riorientoje te gjitha importet detare permes kesaj pike a mund te shfrytezohet ai edhe per vendet e treta... Pa keto pergjigje Porti i Shengjinit mbetet vetem synim e jo mundesi qe arrihet lehte. Pergjigjet do te detyronin politikanet qe te japin deklarata me te arsyeshme dhe nuk do te nxisnin reagime e keqkuptime ne asnjeren ane.
Autori eshte gazetar dhe analist per ceshtje ekonomike