Personazhet anonime te politikes
Ne 1900 vdiq Naim Frasheri 110-vjetorin e kesaj vdekjeje ne Shqiperi nuk e permendi askush as akademiket as shkrimtaret as shteti nuk u be per te nje simpozium shkencor as nuk cuan kurora me lule ne varrin e poetit te harruar. Akademiket shqiptare qe nuk kane asnje veper te perkthyer jashte vendit bile shumica nuk kane fare vepra por lista te mjera artikujsh mobilizohen per te projektuar sulme liliputesh ndaj gjuhes letrare - ide titanike naimiane. Por jane sulme pantomimash ne boshllek. Naim Frasherin e percollen ne banesen e fundit vetem nje grusht shqiptaresh qe perfaqesonin ne fakt tere gjeneratat e kombit ne ameshim. Kur vdiq Naimi tere Perandoria Osmane gati ishte ne duart e shqiptareve qe qene vezire guvernatore pashallare kishin pushtet te pakufizuar prona pallate marramendese trupa ushtarake pasuri hareme. Kur kane vdekur ata jane percjelle me fanfara ceremoni te bujshme dekorata gjemime topash etj. Ata ishin emra te politikes dhe te administrates plot tituj tmerrues dhe imponues te pushtetit. Mbas 110 vitesh asnjeri nuk di me asgje per ta emrat e tyre kane humbur perfundimisht vetem emri i Naim Frasherit ka gjithmone nje pavdekesi te rilindur pambarim. Harresa e historise eshte vec te tjerave nje higjiene madheshtore dhe e drejte e intelektit njerezor dhe te ardhmes duke purifikuar kujtesen si substance e personaliteteve te medha dhe te verteta dhe jo alibike.
Ky eshte fati i personazheve anonime te politikes qe nuk mund ti shmangen dot. Politika per shkak te pushtetit fabrikon emra te perkohshem ndash kjo dihet nga te gjithe. Kush i mban mend emrat e pafund te administrates 50-vjecare te shtetit stalinist shqiptar te anetareve te KQ te PPSH te organizatave te masave dhe sidomos te ashtuquajturve deputete te gjysmeshekullit totalitar Por alkimia fabrikuese e politikes nuk mbaron asnjehere. Gjithashtu per 20 vjet politika shqiptare eshte karakterizuar nga personazhe anonime me pak perjashtime. Keta 20 vjet kuriozet e paepur dhe djerrakohes mund te koleksionojne afro 1000 emra deputetesh ministrash zevendesministrash kryetare bashkish prefektesh drejtoresh kryesore autoritetesh qekur kane pasur mandatet kane qene te gjithepushtetshem por absolutisht te perkohshem dhe tashme te harrueshem pa asnje nostalgji apo nderim. Klasa politike shqiptare nuk e ka kuptuar ose nuk do ta kuptoje se krijimi dhe konceptimi i emrave perfaqesues te ekipeve te specializuara eshte nje gje jashtezakonisht serioze dhe me pergjegjesi kapitale kombetare. Te dy partite e medha qe do ta zoterojne skenen shqiptare ndoshta edhe per 20 ose 30 vjetet e ardhshem ne vend te personaliteteve te vertete preferojne emra militantesh ideja e besnikerise rititualel ndaj kreut partiak ka zevendesuar parimin e vlerave intelektuale te diturise dinjitetit dhe vizionit jetik. Kjo eshte nje optike e deformuar dhe demsjellese.
Ne fillimet demokratike perzgjedhja intelektuale qe me premtuese dhe inkurajuese kurse ne 10 vjetshin e fundit gjithcka ka ndryshuar do te thosha per keq. Listat e deputeteve i percaktojne kryetaret e partive. A nuk eshte teresisht subjektiv dhe i frikshem ky i ashtuquajtur ekskluzivitet Si mund te jete normative nje gje e tille Kujt u sherben Kryetareve Po vete partive Po Shqiperise Deputetet e listave vetvetiu nuk kane me nevoje per emrat e tyre por vetem per emrat e kryetareve qe ne fakt i emertojne per tu zgjedhur gati mekanikisht duke i kthyer elektoratet ne votues postulatesh. Ky teknicizem votive eshte e kunderta e votimit demokratik vleresues qe perben verdiktin plot dinjitet te elektorateve dhe te vete popullit sovran. Ekskluzivitetin e zgjedhjes dhe te delegimit e kane votuesit dhe jo kryetaret emertues. Pra eshte ndryshuar kahja e logjikes demokratike madje edhe e konkurrimit demokratik te vlerave publike. Kjo ka cuar ne deformime. Sidomos ne procesin e deintelektualizimit te subjekteve te perfaqesimit politik. Te ashtuquajturit biznesmene te pasur dhe shume te pasur behen deputete ne disa mandate por jane anonime me gjithe kuptimin e fjales. Pse Shumica e deputeteve ne keto legjislatura nuk kane spikatur as ne Kuvend as per ato qe kane bere per elektoratet. Pse Si ligjvenes nuk mbahet mend asnje prej tyre qe te kete marre nje nisme ligjore konceptuar dhe iniciuar si shprehje e personalitetit te presupozuar qe duhet te kete dhe te mbarte nje deputet. Pse Zgjidhen ministra njerez qe nuk kane as lidhjen me te vogel profesionale ose te perafert me postet shume te rendesishme. Pse Militantizimi administrativ shkaterron konceptin autonom te vijueshem special dhe profesional te substances se administrimit te pazevendesueshem shteteror pra zhvlereson vete institucionin mbipartiak te shtetit. Pse Kjo shpjegon pse personazhet anonime te politikes nuk do te kujtohen pozitivisht sepse ata nuk jane vetvetja nuk kane qene as me pare as me pas pra nuk ka pse te jene edhe ne te ardhmen. Koha eshte rrenuese e pameshirshme qesendisese qortuese dhe shpaguese per ta. Klasa politike shqiptare duhet te reflektoje jo vetem per vendin por edhe per veten. Mielli e percakton buken shijen e saj. A mundet klasa politike te reflektoje. Pse jo Cdo popull ka talente vlera dhe personalitete. I ka dhe Shqiperia. Parabola e femres se shemtuar qe pa vetveten ne pasqyre dhe shau pasqyren e ka nje kuptim. Nuk duhen nderruar pasqyrat por fytyrat. Shqiperine e perbejne njerezit e saj te mrekullueshem qe ende jane ende nuk kane vdekur qe pa pushim lindin qe do te lindin pa nderprerje dhe jo thjesht politikanet dhe sidomos jo personazhet anonime te politikes qe kurre nuk kane mesuar kurre nuk u perpoqen te behen personalitete te verteta.