E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-liderët letër të hapur presidentit Barak Obama

Në këtë letër bëhet thirrje që SHBA-ja të jetë plotësisht e angazhuar në Evropë përballë një Rusia që po ringrihet.

Lech Walesa dhe Aleksander Kwasniewski i Polonisë dhe ish-udhëheqësi çek, Vaclav Havel, janë në mesin e udhëheqësve që kanë firmosur këtë apel.

Ata thonë se shumë kombe ishin shumë të shqetësuara të shohin se si NATO qëndron në vend, teksa Rusia dhunon integritetin territorial të Gjeorgjisë gjatë konfliktit të vitit të kaluar.

Ish-udhëheqësit thonë se Aleanca e NATO-s duket më e dobët sesa kur vendet e tyre u anëtarësuan.

Shumë njerëz, thuhet në letër, po shtrojnë pyetjen se çfarë do të ndodh me mbrojtjen e tyre në të ardhmen.

///BBC-Start///

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›