Danimarka vendi më i shtrenjtë i Bashkimit Evropian
Ndërkohë, sipas Eurostat-it vendi më i lirë është Bullgaria me 51 për qind më pak nga mesatarja e BE-së.
Krahasimi i çmimeve të mallrave nga konsumimi i gjerë dhe shërbimet në vitin 2008 ka treguar se Irlanda është në vendin e dytë mes vendeve më të shtrenjta, me çmime të cilat janë 127 për qind më shumë krahasuar me mesataren e bllokut.
Në listë pas Irlandës, vijnë Finlanda, Luksemburgu, Suedia dhe Belgjika.
''Çmimet në Gjermani janë 104 për qind më shumë krahasuar me mesataren'', thekson Eurostat-i.
Vëzhgimet kanë treguar se çmime më të ulëta, pas Bullgarisë, kanë vendet ish-komuniste nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Rumania, Lituania, Polonia dhe Hungaria.