E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Meksi: Qeveria po “ndëshkon” biznesin me akcizat

“Tërheqim vëmendjen për kohën pasi duhen  më shumë se dy muaj të mblidhet parlamenti që do ratifikojë këtë ndryshim por dhe mungesën e transparencës për këtë ndryshim fiskal, që do të ketë pasoja tepër negative për bizneset e konsumatorët në vend. Në kundërshtim me  standardin e transparencës në vendimmarrje  dhe komunikimit me biznesin, një lëvizje e tillë në drejtimin e gabuar bëhet në kushtet e mungesës totale të komunikimit më Këshillin Konsultativ të Biznesit, siç detyron ligji respektiv dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm që mbrojnë interesat e sektorit privat në vend”-tha Emerlinda Meksi, kandidate për deputete në Qarkune e Fierit.

Ajo shtoi se një lëvizje e tillë duket qartësisht se bëhet për nevoja të ngutshme të momentit. Ajo shtoi se babëzia elektorale e Partisë Demokratike me fushatën e stërzgjatur dhe faturën e shtrenjtë që ajo solli, do të paguhet nga bizneset e ligjshme dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

“Sipas të dhënave për pesëmujorin e parë të këtij viti të  krahasuara me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar shpenzimet buxhetore janë rritur me 33 %, ku investimet janë shtuar si asnjëherë 135% ndërsa të ardhurat buxhetore vetëm me 8.9%”-tha më tej zonja Meksi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›