Kosovë, molotov selisë së kryeministrisë

Dhjetra ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tentuan të djegin makinat në oborrin e kryeministrisë në kuadër të protestave që ata po zhvillojnë në Prishtinë. Ata hodhen shishe molotovi në oborrin e selisë së qeverisë, duke vendosur në gadishmëri policinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se në oborr janë hedhur edhe dy mjete të tjera të dyshuara, lloji i të cilave po përcaktohet nga ekipet speciale të KFOR-it.
Sipas Hotit, një pjesë e punonjësve të qeverisë janë kthyer sërish pas evakuimit të bërë nga pjesa e ndërtesës, afër së cilës gjendeshin këto mjete të dyshuara shpërthyese.
Sipas Hotit, një pjesë e punonjësve të qeverisë janë kthyer sërish pas evakuimit të bërë nga pjesa e ndërtesës, afër së cilës gjendeshin këto mjete të dyshuara shpërthyese.