"Studim per thellimin e lumit te Bunes, tani i lundrueshem"
Kryeministri Berisha ka deklaruar se ne baze te nje studimi do te behet dhe dinamizmin e ujerave, ku inxhinieret zooteknike duhet menjehere te ulen, Komiteti Nderministror te bleje te gjitha pamjet satelitore, dinamiken e tyre, nga dita e pare, gjer ne diten e fundit te permbytjes. "Mbi bazen e ketij studimi ne duhet te ndermarrim nje proces te ri, ate te perpjekjes maksimale qe mrekullia ujore qe rrethon Shkodren dhe Rrethinat te mos mund te shnderrohet ose te perjashtohet ne shkallen me maksimale, shnderrimi i saj ne fatkeqesi natyrore", tha Berisha. Sipas tij, kjo kerkon nje studim shume serioz. "Nuk eshte fjala ketu per disa projekte, dobia e te cilave tashme dihet. Eshte e qarte se by-passi duhet te funksionoje si argjinature, shkon dy-trefishi i cmimit, por njekohesisht jep ate mbrojtje qe duhet jape", nenvizoi ai. Eshte e qarte se thellimi i Bunes, por edhe disiplinimi i derdhjes se ujerave, se ne nuk nder mend kurre te shterojme liqenin as te cenojme ekosistemin, por ne na duhet te operojme ne limitet e mundshme te ruajtjes se ekosistemit dhe liqenit dhe natyrisht nje gje eshte fakt, nje shekull me pare "Buna ka qene me e thelle, ka qene e lundrueshme dhe liqeni ka qene ndoshta jo tamam ky qe eshte, se e verteta eshte se ka nje ekspansion drejt Malit te Zi, por ka qene pak a shume ky qe eshte", tha Berisha.