E Shtunë, 31 Tetor 2026

"U punua me perkushtim per perballimin e permbytjes"

Berisha ka vleresuar te gjithe ata qe kontribuuan ne perballimin me sukses te situates se permbytjes. "Mendoj se kalimi i pjeses me te veshtire te operacionit ishte nje sukses i vertete, por ne duhet te jemi ne te njejten shkalle mobilizimi per kapercimin e plote dhe total te pasojave te kesaj fatkeqesie natyrore", tha Berisha. Ai ka pergezuar autoritetet vendore, deputetet e Shkodres, kryeparlamentaren Topalli, te gjithe qytetaret qe e kane perballuar kete fatkeqesi me nje dinjitet epik, me nje dinjitet qe u ka hije njerezve te qyteteruar, kryetaret e komunave me te cilet kam komunikuar dhe komunikoj, por qe edhe ne 2 te nates, gjenden ne krye te detyres. "Eshte e pamundur qe ne kete situate te mos kete njerez te pakenaqur, qe te mos kete njerez qe te shperthejne per shkak te dhimbjes me te drejte ose pa te drejte. Qe te gjitha keto, ata kane qene te paret me te cilat jane perballuar", tha Berisha. Por nga ana tjeter, jane ata te cilet kane organizuar me eficence te madhe shperndarjen e ndihmes ne te gjithe kete zone. "Absolutisht ka patur ka dhe mund te kete familje te cilat nuk kane arritur te mbeshteten sic kane patur nevoje, por kjo ne menyre kategorike jo per mungese ndjeshmerie, por se me nje vellim te tille gjigant pune, ka qene ndoshta e pamundur qe te mos kete edhe raste te tilla, ndonese ato kane qene minimale", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›