Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, lë përkohësisht burgun për arsye familjare

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka përfituar një leje të kufizuar 8-orëshe për të lënë përkohësisht burgun. Sipas burimeve për RTSH, leja është dhënë për arsye familjare, pasi nëna e tij ka probleme shëndetësore.
Leja është miratuar nga Ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe drejtuesi i burgut të Durrësit. Leja është e vlefshme nga ora 11:00 deri në 17:00 të ditës së sotme.
Ish-ministri Lefter Koka u arrestua në dhjetor të 2021-shit për inicineratorin e Fierit dhe Elbasanit. Koka vuan dënimin në burgun e Durrësit.
Ish-ministri Koka u dënua në tetor të 2023-shit me 5 vite e 8 muaj burg për incineratorin e Elbasanit, por Apeli i shtoi edhe 4 vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në bashkim të dënimeve dhe të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri do të vuajë vetëm 6 vite e 8 muaj burg.
/rtsh.al/