E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zëri i natyrës, terapi për mendjen – Studimi: Tingujt natyror qetësojnë trurin

Një studim i ri nga Universiteti i Sussex ka zbuluar pse tingujt e natyrës, si cicërimat e zogjve apo zhurma e ujit, janë kaq relaksues për mendjen dhe trupin.

Sipas studiuesve, këto tinguj ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor, duke ulur stresin dhe duke përmirësuar përqendrimin.

Pjesëmarrësit që dëgjuan tinguj natyrorë treguan një përqendrim më të madh te mjedisi përreth dhe më pak mendime shqetësuese.

Ndikimi ishte veçanërisht i dukshëm te personat që ndiheshin të stresuar. Skanimet e trurit dhe monitorimi i rrahjeve të zemrës treguan se tingujt e natyrës ndihmojnë në balancimin emocional dhe fizik.

Studiuesja Cassandra Gould van Praag rekomandon ekspozimin ndaj natyrës, edhe nëse për disa minuta në ditë. “Edhe një shëtitje e shkurtër në natyrë mund të ketë përfitime të mëdha për shëndetin mendor”, tha ajo për Health.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›