E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ministri kerkon pafajesi per "mosperfilljen"

Ish-ministri kosovar i Kultures, Astrit Haracia, dhe nje prej keshilltareve te tij, Bajrush Morina, kerkuan dje pafajesi per akuzen e ngritur kunder tyre per mosperfillje ndaj Gjykates se Hages. Sipas akuzes, Astrit Haracia dhe Bajrush Morina, keshilltar politik ne ministri, ne korrik e gusht 2007, u perpoqen te bindin nje deshmitar qe te mos paraqitej ne Gjykaten e Hages per te deshmuar ne procesin gjyqesor te ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj. Presidenti i Dhomes se Gjykates Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine, gjykatesi holandez, Alphons Orie, urdheroi dje arrestimin e tyre deri ne fillim te procesit. Nderkohe, ata mund te kerkojne lirimin e tyre. Me 3 prill, Haradinaj u lirua per mungese provash per akuzen e spastrimit etnik, ku shume deshmitare refuzuan te paraqiteshin. Te akuzuarit mund te apelojne deri me daten 2 maj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›