E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reduktohen shpenzimet qeveritare

Zbatimi i vendimit per kufizimin e shpenzimeve dhe zhvendosjen e institucioneve qeveritare nga shtepite private ne objekte publike, eshte diskutuar dje ne mbledhjen e Qeverise se Kosoves. Ministri i Sherbimeve Publike, Arsim Bajrami, lajmeroi se masat e kursimit per karburante dhe telefona kane rezultuar me nje ulje te ketyre shpenzimeve deri ne 52 per qind, ne krahasim me periudhen e njejte te vitit te kaluar. Edhe shpenzimet tjera kane shenuar renie. Ministria e Sherbimeve Publike ka evidentuar rreth 340 automjete te teperta, te cilat do te shiten permes nje ankandi publik. Kryeministri Thaci ka kerkuar qe kjo ministri te pergatise per mbledhjen e ardhshme vendimin per shitjen me ankand publik te te gjitha veturave te teperta te Qeverise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›