Seks me 15 kliente, Aliaj: Shkoja per qejf dhe jo per para
Tirane- Gjykata e Tiranes caktoi dje masen e sigurise "detyrim paraqitje" per 40 vjecaren qe u kap duke ushtruar prostitucion, ndersa la ne burg pronarin e hotelit "Drilon". Gjate caktimit te mases se sigurise, Sofie Aliaj deklaroi para gjyqtarit te gatshem Martin Deda se kishte shkuar me deshire, por jo se ushtronte prostitucion, ne hotelin "Drilon". Madje Aliaj ka shpjeguar se kishte shkuar per qejf dhe jo per para, ne krahasim me pretendimet e policise dhe prokurorise. Pas deklarimeve te 40 vjecares, Sulejman Shehu ka pretenduar se hotelin nuk e kishte perdorur per ushtrim prostitucioni. Pavaresisht pretendimeve gjykata ka vendosur dje caktimin e mases se sigurise "arrest me burg" per Shehun, deri ne perfundim te hetimeve te prokurorise. Dy te pandehurit jane arrestuar tre dite me pare nga policia e kryeqytetit, pas nje operacioni te kryer ne hotelin "Drilon", prone e Shehut. Pas disa ditesh survejimesh, policia arrestoi ne flagrance Sofije Aliajn nga Shkoza, si dhe pronarin e hotelit, nderkohe qe shoqeroi edhe 7 vajza nga qytete te ndryshme te vendit, te cilat u gjeten ne hotel me partneret e tyre. Sofie Aliaj u kap nga policia, teksa ishte duke shkembyer partneret e saj. Ajo dyshohej se ushtronte "profesionin" e prostitutes kundrejt 2 mije lekeve, per klient. R.Caushaj