Ish përfaqësuesi i OKB-së, kritikon qëndrimin e BE-së

“Serbia përpiqet të dëmtojë pavarësinë e Kosovës dhe i krijon pengesa vetes në rrugën drejt BE-së”. Kështu është shprehur ish-përfaqësuesi i OKB-së, për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling.
“Me këtë unë mendoj, se Evropa vet nuk po gjen një gjuhë të qartë kundrejt Serbisë. Nisur nga shmangia e pesë kombeve në Evropë, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, Evropa ngurron dhe veçanërisht ministrja e Jashtme, duke mos gjetur një gjuhë të qartë. Kjo pasi një qëndrim i qartë duhet të mbështetet nga të gjitha kombet”, thekson ai.
Ai po ashtu ka përsëritur qëndrimin e tij ndaj ndaj komisionit të BE-së, për mosshprehjen e gjykimit të qartë pas publikimit të dokumentit të Gjykatës Ndërkombëtare lidhur me çështjen e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Kjo nuk ka ndodhur. Nëse do të mbahej një qëndrim i qartë, atëherë do të duhej që menjëherë të bisedohej me të pesë vendet dhe të gjendjej një rrugë për tri muajt e ardhshëm, që t`i jepej fund bllokadës së këtyre vendeve ndaj politikës së mëtejshme kundrejt Serbisë”, nënvizoi ai.