E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-përfaqësuesja e KE: Stabiliteti i institucioneve në Shqipëri, ende një sfidë

Share

Të jesh pjesë e Bashkimit Europian do të thotë të ndash të njëjtat vlera themelore me të gjithë qytetarët e tjerë të BE-së. Respekti dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut, vlerat demokratike dhe shteti i së drejtës do ta bëjnë popullin shqiptar të jetë plotësisht pjesë e kësaj familjeje, tha në 9 maj në Ditën e Europës në një deklaratë për media, drejtorja ekzekutive e Instituti Europian i Tiranës, Marta Onorato. Ne jemi të vetëdijshëm që, përmbushja e kritereve të Kopenhagenit të vitit 1993, veçanërisht stabiliteti i institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve, ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale si edhe aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, duke përfshirë mbështetje për objektivat e bashkimit politik, ekonomik dhe monetar, mbetet për Shqipërinë një sfidë e vështirë, thuhet në deklaratë. Znj.Onorato ka qenë zv.përfaqësuese e të dërguarit special të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›