E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton te shkepuse skrap nga treni i keputet kemba

27/10/2010Shtetasi 27-vjecar perfundoi nen shina mendohet se hipi te marre materialet e KURUM-it

ELBASAN- Nje ngjarje e rende ndodhi ne mesnate kur nje ri teksa priste orarin e trenit eshte ngjitur per te shkeputur pjese skrapi ndersa treni ishte duke ngadalesuar shpejtesine duke rreshqitur ne shina. Per pasoje nje i ri 27 vjec eshte gjymtuar pasi treni i ka keputur njeren nga kembet.

Ngjarja

Historia tragjike eshte regjistruar ne fshatin Vidhas te komunes Bradashesh rreth ores 24.10 kur treni i transportit te mallrave i ngarkuar me skrap i linjes Durres - Metalurgji ishte duke ngadalesuar shpejtesine per te ndaluar. Shtetasi 27-vjecar me inicialet I.K ka rreshqitur nga vagoni i trenit ne levizje e per pasoje ka rene duke u perfshire nen shina. I riu ka humbur njeren kembe dhe kane qene persona te tjere qe e kane transportuar drejt spitalit. Mesohet se gjendja e tij ndodhet jashte rrezikut per jeten ne spital. Nderkohe ne vendin e ngjarjes ka mberritur grupi hetimor nga Drejtoria e Policise Elbasan. Sipas te dhenave te para dyshohet se i demtuari eshte ngjitur ne nje prej vagoneve te trenit ne levizje me drejtim Durres-Metalurgji per te shkeputur pjese skrapi. Per pasoje nga pakujdesia ka rene ne rrotat e trenit ku edhe ka humbur njeren kembe. Ne kete hapesire ne disa raste jane sinjalizuar vjedhje skrapi kur treni ngadaleson shpejtesine per te ndalur prane kompanise KURUM. Ne shume raste te rinjte shnderrohen ne vjedhes te tij gjate kohes qe firma KURUM e transporton drejt repartit te shkrirjes se celikut. Komunikata e policise mbushet shpesh me te rinj te ndaluar teksa tentojne te shkepusin pjese metalike nga treni ne levizje qe i transporton nga Durresi ne drejtim te firmes KURUM. Nuk kane munguar rastet e personave te demtuar. I riu qe do te mbetet invalid per te gjithe jeten pa njeren kembe eshte rasti tragjik i mbijeteses se shume familjeve ne fshatrat perreth ish-Metalurgjikut. Nje numer i madh prej tyre germojne cdo dite per mbeturina hekuri me qellimin per te fituar pak para ne ndihme te familjes. Hetimet per rastin me te fundit jane ne vazhdim. Policia ka vene ne vezhgim zonen disa here per ndaljen e te rinjve qe tentojne duke vene jeten ne rrezik te shkepusin pjese metalike skrapi nga vagonet ne levizje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›