Shtyhet seanca ndaj Almir Rrapos mungonin avokatet mbrojtes
TIRANE- Mungesa e avokateve mbrojtes ka bere qe Gjykata e Apelit te shtyje seancen ne ngarkim te ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo.
Seanca e planifikuar per sot nuk u zhvillua per shkak se 2 avokatet mbrojtes Ardian Visha e Altin Ibro nuk ishin te pranishem ne salle. Gjyqtaret kane pyetur te pandehurin per shkakun e mungeses se pales mbrojtese por ky i fundit eshte pergjigjur se nuk ishte ne dijeni te arsyes se mospranise se tyre.
I pyetur per menyren se si donte te procedohej me seancen Almir Rrapo tha se domosdoshmerisht duhet te konsultohej me avokatet e tij.
Nderkaq pala akuzuese pretendon se mungesa e avokateve mbrojtes eshte nje tentative per te shtyre gjykimin ndaj Rrapos ne kushtet kur afati i paraburgimit po skadon. Seanca e rradhes u caktua per diten e premte ku si avokate u caktua Klementina Caushaj ndersa gjyqtar Lefter Jahaj.
Ish sekretari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik per akuza te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale ne SHBA qe drejtohej nga vellezerit Krasniqi.
Vendimi u mor nga gjyqtaria Fatmira Hajdari e cila u shtoi edhe 1 muaj kohe autoritete te mbajne ne qeli Rrapon deri ne nje vendim te Apelit pas atij per ekstradim te dhene nga e gjykata e shkalles se Pare.
Avokati i Rrapos kundershton ekstradimin per shkak se ne Amerike rrezikon denimin me vdekje nese shpallej fajtor per vrasjen e Erion Shehut ndaj me pare duhej garanci nga Prokurori i Pergjithshem i SHBA-se se ky denim nuk do te ekzekutohej ne rast se do te jepej ndaj te pandehurit.
Rrapo u arrestua ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane ku ishte paraqitur per tu pajisur me vize pasi ndaj tij ishte firmosur nje urdher arresti nga autoritetet amerikane.
Almir Rrapo akuzohet se ka qene pjese e nje organizate kriminale qe vepronte ne disa shtete te Amerikes dhe drejtohej nga vellezerit Krasniqi.
e.n/BalkanWeb