Bllokohen ne Durres 15 pika karburanti
27/10/2010U mungonte pajisja qe shenon sasine dhe shumen e lekeve
Drejtori i Tatimeve Fortuzi Nese prekin shiritin kallezim penal
DURRES- Drejtoria rajonale e Tatimeve dhe Taksave ne Durres ka bllokuar 15 pika te shitjes se karburanteve ne te gjithe qarkun per shkak te mungeses se pajisjes elektronike qe shenon sasine e shitur dhe shumen e lekeve. Mosvendosja e kasave fiskale eshte shoqeruar me penalitete nga tatimet te cilet kane bere te ditur se nuk do te kete asnje lloj shmangie nga ndeshkimi i ligjshem. Kreu i Tatimeve e Taksave Shkelqim Fortuzi ka thene se bllokimi i karburanteve u be i detyruar ngase pronaret e tyre nuk reaguan ne detyrimin per te vendosur kasat fiskale. Te gjitha keto subjekte jane gjobitur per te njejten arsye ndersa penaliteti i tyre ka shkuar nga 100 mije leke deri ne 500 mije leke. Masa e gjobes dhe ndryshimi nga njera pike ne tjetren me se shumti ka marre parasysh intensitetin e punes. Fortuzi ka thene se karburantet e gjobitura jane dy ne periferi te qytetit te Durresit 1 ne Shijak 3 ne afersi te Shkembit te Kavajes 2 prane Golemit ne rrugen Plepa-Rrogozhine 1 ne Sukth dhe te tjerat ne komuna e bashki te ndryshme ne qarkun e Durresit. Karburantet e bllokuara operojne me se shumti ne segmentin Durres- Kater Rruget e Shijakut dhe Shkembi i Kavajes-Golem-ka thene Fotruzi. Objekt kete here me se shumti jane bere pikat e shitjes se karburantit qe ushtrojne kete aktivitet ne Bashkine e Durresit ne komunen e Golemit dhe ate te Rrashbullit. Masa ndeshkimore per te gjithe keto karburante eshte 6 muaj-tha kreu Tatimeve te Durresit. Pikat e tregtimit tashme jane vene ne shirit dhe cdo tendence per te prishur vulen dhe shiritin ne poma e depozita shoqerohet me kallezim penal ne Prokurori dhe hapet dosje penale per shkaktaret.
Xh. Gradica