Ish-polici ekzekutoi bashkëshorten, gjykata e dënon me 16 vite burg
TIRANE - Gjykata e Tiranës dënoi me 16 vite burg ish-punonjësin e policisë private Ismet Hysën, i cili ditën e Kurban Bajramit ekzekutoi bashkëjetuesen Jetlira Hysaj. Ai u gjet fajtor për akuzën e vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar Hysaj do të vuajë vetëm 10 vite e tetë muaj burg. Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezulton se, viktima Jetlira Hysaj bashkëjetonte me Ismet Hysën prej disa vitesh dhe si fryt i jetesës së tyre të përbashkët kishte ardhur në jetë një vajzë, E.Hysaj.
Për shkak të përplasjeve të forta që kishin pasur kohën e fundit, Jetlira kishte marrë vajzën dhe ishte larguar për të jetuar në shtëpinë e prindërve të saj. Mësohet se, me 5 nëntor 2011 Ismet Hysaj ka shkuar tek banesa e vjehrrit të tij, Samet Doçit, dhe i ka kërkuar të merrte për një natë të bijën 2-vjeçare. Të nesërmen, Jetlira me të motrën janë rikthyer në banesën që Ismet Hysaj kishte marrë me qira në zonën e Unazës së Re për të marrë fëmijën. Sapo kanë hyrë në shtëpi, Jetlira ka nisur një debat me Ismetin, i cili i ka kërkuar të riktheheshin sërish bashkë.
Meqenëse gruaja nuk ka pranuar, Hysaj tejet i nervozuar nga refuzimi e ka qëlluar disa herë me thikë në shpinë duke i shkaktuar vdekjen. Pas krimit, Ismet Hysaj është larguar bashkë me të bijën, të cilën e ka lënë në shtëpinë e një kushëri të tij. Ismet Hysaj u vetëdorëzua tri ditë pas krimit të rëndë, kur të afërmit e bindën që t’i jepte fund arratisë.
Sipas vendimit të gjykatës, punonjësi i policisë private do të qëndrojë prapa hekurave të burgut të paktën për më shumë se një dekadë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)