Shefi i Krimeve, Goxhaj: Përgjimi im, i parregullt
TIRANE - Fatos Goxhaj, ish-shefi i krimeve të komisariatit Nr.1 në Tiranë, do të qëndrojë prapa hekurave të paktën deri në një vendim të dytë të drejtësisë. I veshur me një kostum sportiv, Goxhaj, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit pasiv, zuri vend në kafazin e hekurt në Gjykatën e Tiranës.
Funksionari i lartë policisë nuk preferoi të fliste nëse i pranonte ose jo akuzat e ngritura ndaj tij, por u mjaftua me deklarimin se: “Mbështes të gjithë kërkesat e avokatëve pasi jam konsultuar me ta”.
Më herët, avokatët Agron Gurabardhi dhe Vjollca Pustina kërkuan lirimin e 42-vjeçarit duke përdorur armën e fortë të tyre, atë të kryerjes në mënyrë të paligjshme të përgjimeve telefonike dhe ambientale ku Goxhaj diskuton për marrjen e një ryshfeti prej 3500 eurosh për të liruar të moshuarin Ramazan Alla, një i moshuar që në gjendje të dehur kishte qëlluar me armë në zonën e Selitës.
Sipas avokatëve, përgjimi duhet të ishte kryer me autorizim të gjykatës dhe jo të prokurorisë, sikurse ka ndodhur në rastin konkret. Duke renditur dhe një sërë arsyesh, mes të tjerash shkaqe familjare, mbrojtësit kërkuan lirimin e funksionarit të policisë. Gjykatësi Sokol Tona, i cili e pati caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë të Goxhajt u kujtoi avokatëve se kjo seancë zhvillohet për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë dhe jo për të shqyrtuar legjitimitetin e akuzave.
Ndërkaq, prokurori i njësisë “Task-Forcë” theksoi se mban të njëjtin qëndrim, pra që ndaj funksionarit të policisë të lihet në fuqi e njëjta masë sigurie. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi ta lërë prapa hekurave të dyshuarin për akuzën e korrupsionit pasiv.
Ish-shefi i krimeve, Fatos Goxhaj, u arrestua tri ditë më parë pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar me kërkesë të prokurorisë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, për akuzën e korrupsionit pasiv.
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)