E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-presidentët: Zgjedhjet po manipulohen

Gazeta Shqip

forumi civilForumi Civil 2010, i drejtuar nga ish-presidentët e vendit, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu shprehu dje alarmin në lidhje me organizimin e procesit zgjedhor në vend, duke e vendosur shenjën te përgatitjet e munguara për nisjen e procesit. Në një deklaratë për mediat, Forumi shpreh shqetësimin për sa i përket mospublikimit në kohën e duhur të ekstrakteve zgjedhore dhe se mungesa e sensibilizimit të zgjedhësve për tu njohur me këto lista është shqetësues. Një shqetësim i tillë mbështetet në faktin, se aktualisht ka mijëra emra të dubluar që ende nuk janë verifikuar, dhe ajo çka përbën një dukuri akoma më alarmante (pranuar edhe nga Ministria e Brendshme) është numri prej mbi 400 mijë zgjedhësish, të cilët figurojnë pa adresë, theksohet në deklaratë. Nga ana tjetër, Forumi theksoi se ende nuk janë përcaktuar plotësisht e përfundimisht numri i qendrave të votimit, vendndodhja e tyre, përmbajtja e listave të sakta dhe numri rendor i çdo zgjedhësi në to. Sipas Forumit, përgjegjëse për këtë situatë është Ministria e Brendshme dhe nga ana tjetër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjedhur pa kuptim të heshtë për këtë situatë. Në dispozitën e legjislacionit të Kodit Zgjedhor neni 52 pika 5, parashikohen që shpenzimet për njoftimin i akordon ministria që mbulon shërbimin e gjendjes civile, pra, Ministria e Brendshme, e cila duhet tua shpërndajë fondin njësive të qeverisjes vendore në raport me numrin e zgjedhësve që ka çdo njëra prej tyre, theksohet në deklaratë.

Ish-presidentët: Zgjedhjet po manipulohen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›