E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, akuza qeverisë: Ulje indeksi i demokracisë në vend

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, akuzoi dje Kryeministrin Berisha si përgjegjës për uljen e indeksit demokracisë në vend. Sipas PS-së, Kryeministri Berisha po instalon në vend një sistem pa lidhje me parimet dhe normat e demokracisë. 

Ky qëndrim i forcës kryesore në opozitë vjen pas publikimit të raportit të indeksit të demokracisë, që siç e citoi Ilir Beqja, Shqipëria nuk klasifikohet një vend mirëfilli demokratik.
Sipas socialistëve, kjo është Shqipëria e Sali Berishës, që shpenzon miliona për koncerte për demokracinë, ndërkohë që renditemi tre vende më keq se në vitin 2008.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›