“Avatar 2” vjen në vitin 2015

Filmi i dytë “Avatar” do të vijë në kinema në vitin 2015, një vit më vonë se që ishte paralajmëruar, dhe do të xhirohet në studion e Peter Jackson në Zelandën e Re.
Ekzekutivët e kompanisë Fox kishin planifikuar që filmi i dytë i regjisorit James Cameron të lëshohet në vitin 2014, por dalja e tij do të vonohet një vit.
Sipas New York Times, James ka kërkuar rreth 10 kilometër katrorë tokë në afërsi të Pounui, që është vetëm 15 minuta largësi me helikopter nga studio e Peter Jackson, ku James planifikon të realizojë filmat “Avatar 2” dhe “Avatar 3”, ndërsa disa efekte do të realizohet më vonë në Kaliforni.
Në filmat e ardhshëm Avatar pritet të luajnë të njëjtët aktorë të filmit të parë, Sam Worthington, Sigourney Weaver dhe Zoe Saldana.