Ban Ki-Moon kërkon dialog politik për Veriun

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon pas vizitës që i ka bërë vendeve ballkanike javën e kaluar ka thënë se pret nga Prishtina dhe Beogradi të angazhohen në dialog politik.
Moon këto deklarata i ka bërë gjatë një konference për media në OKB, raporton REL.
“U kam thënë liderëve në Beograd dhe Prishtinë se pres përkushtim të sinqertë dhe serioz për dialog nga të dy palët. Të gjitha çështjet, në veçanti tensionet në veri, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, tha Ban Ki-Moon.
Ai po ashtu ka thënë se thënë se rëndësinë e dialogut e ka shprehur në secilin hap që ka bërë në rajon, derisa është shprehur se kthehet në Nju Jork me përshtypjen të thellë për elasticitetin dhe dinamizmin e rajonit.