Shtatori, muaji i ‘nxehtë’ për Serbinë

Kryetari i Serbisë dhe figurat kyçe të Qeverisë bashkë me përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare serbe gjatë muajit gusht do të mblidhen për të biseduar se çfarë duhet bërë lidhur me çështjen e Kosovës, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, gjatë muajit shtator ku pritet vazhdimi i dialogut, presionet ndërkombëtare do të jenë nga më të shtuara se kurrë njëherë tjetër.
"Jam i bindur se konsensusi kombëtar që do ta arrinim është emëruesi kryesor për të gjithë ne që do të bisedonim për ardhmen e Kosovës", ka thënë Vuçiq, gjatë qëndrimit në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të US-së, shkruajnë mediat serbe.
Ai ka thënë se pas kësaj vjen “muaji i nxehtë shtatori”, gjatë të cilit pritet vazhdimi i dialogut me Kosovën, duke shtuar se Serbia do t’u nënshtrohet presioneve më të mëdha se kurrë deri më tash.