E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti izraelit dërgohet në burg

Ish-presidenti izraelit, Moshe Katsav duke filluar nga sot do të vuajë dënimin duke qëndruar për shtatë vjet në burg me akuzën për përdhunim.

Katsav, 66 vjeç, u dënua dhjetorin e kaluar për përdhunimin e një ish-punonjëse femër kur ai ishte ministër kabineti dhe për sulme seksuale ndaj dy grave të tjera, kur ai ishte president në vitet 2000-2007.

Ndërsa ishte duke u transportuar për në burgun e sigurisë të lartë në qendër të Izraelit, ai përsëri protestoi për pafajësinë e tij dhe tha se Izraeli sot është duke "varrosur një njeri të gjallë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›