The Economist: Paqartësi pas vendimit të GJND-së për emrin

E përjavshmja londineze “The Economist” shkruan se nuk dihet ende efekti i vendimit gjyqësor të GJND-së për emrin, edhe pse në Shkup ky vendim u shndërrua dhe u festua si fitore ndaj Greqisë.
Gazeta britanike shkruan se për momentin nuk mund të thuhet se nëse ky vendim në favor të Shkupit do ta ndihmojë këtë vend për të zhbllokuar procesin e gjatë dhe pritjet për marrjen e statusit kandidat në BE dhe për anëtarësimin në NATO.
Ajo thekson më tej se tanimë po punohet që të nxitet SHBA, që Maqedonia të ftohet për t`iu bashkuar NATO-s në Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Çikago në maj të vitit 2012.
“The Economist” shkruan se një numër i vogël i vendeve të BE-së e kanë mirëkuptuar Greqinë dhe kundërshtimin e saj për ofrimin e Maqedonisë në gjirin e BE-së. Edhe situata rreth anëtarësimit në NATO mbetet e paqartë, sidomos për faktin se si do të jenë zhvillimet e mëtejshme.